Tezgjahu, dashuria pa kushte të Tina Sinës

Tezgjahu, dashuria pa kushte të Tina Sinës

117
SHPËRNDAJE

Quhet Arjentina, emër i rrallë që i përket bashkimit te dy fjalëve: Aria (pjesë e partitures se muzikës klasike) dhe Tina. Famija e saj i vendosi këtë bashkim emrash, sepse e qara e pandërprerë e saj, kur ishte bebe, formonte  një “arie”. Sot, fëmijëria e Tinës, mbetet e pharruar në jetën e saj. Fëmija i fundit në një familje ku e donin të gjithë, Tina ishte vajza e një prej guzhinjerëve më të mirë të kohës,  Teki Sina. Thotë se ka mall për gjithçka, sidomos për familjen e saj të madhe ku mori dashuri për ta dhënë më pas pa kushte në jëtën e saj , si dhe në dashurinë e saj për Spanjën, vendin ku Tina Sina, jeton sot. Në mënyre imagjinare, kishte vite që jetonte në Spanjë, që në kontaktet e para në adoleshencë, me librat që lexonte fshehur, më vonë me filmat, apo  mbas viteve 90-të, kur pati mundesi ta njihte me mirë.  U vendos në Sevilla, Andaluzi,  një rajon mesdhetar në jug të Spanjës së madhe, djepi i artit spanjoll. Atje, ju përkushtua studimeve, homologoi titullin mësuese e Historisë dhe Gjeografisë, mbaroi Master në Edukim për Femijët, dhe më pas mori diplomën e gjuhës spanjolle nga Instituti Cervantes, diplomë që e lejon të përkthejë shqipen pranë gjykates së Seviljes. tina30Asnjëherë në jetën e saj të re,  në vendin e diellit, nuk harroi volejbollin. Mori titullin e traineres dhe drejtoi disa vite një ekip vajzash me të cilat arriti sukses. Sot, vazhdon arbitër në Federatën e Volejbollit të Andaluzisë. Kur jeta vazhdonte rrjedhën e saj, Tina, nisi të kërkonte diçka të veçantë… që kur të ishte vetëm me Tinën, t’i shërbente për të shkarkuar lodhjen dhe tensionin e grumbulluar nga puna. Si ngacmim i shërbeu njohja me një çift spanjoll të apasionuar me punët artizanale, të cilët ishin kthyer nga një vizitë në Shqipëri. Ju rikthyen kujtimet e harruara të fëmijërisë, kur nxirrte  modele nga revistat, ose ato që  pikturonte vetë  në një fletore me kuadrate. Ky ishte mometi, i tha vetes . Kishte gjetur atë gjë të veçantë që i mungonte. Të nesëmen, tina1nisi kërkimet e një tezgjahu, i cili shpejt i erdhi nga Gjermania, dhe zuri vend në shtëpinë e saj.  Ishte një rikthim i lumtur, Tani vendi i tezgjahut është vendi më i preferuar i saj. Pret me padurim të ketë pak kohë te lirë, të ulet, të “zhgarravisë me fije dhe ngjyra pa fund”. Ka patur netë që ka harruar orën, kur do t’u  japë ngjyra, formë, jetë, gjithmonë me padurim për t’i mbaruar, dhe, pa mbaruar nje punë ka gati idenë e punës tjetër. Ka avancuar shumë dhe vazhdon t’i permbahet bazës shqiptare, duke e ndërthurur me atë spanjolle. I shton artin dhe format e Amerikës Latine, ngjyrat dhe enigmën afrikane, sidomos ato të Marrokut. Thurr ide dhe kultura,  duke ju permbajtur ideve të saj se: “e bukur nuk është ajo qe kushton më shumë, por ajo që të jep kënaqësi më tepër”.

F.N : Quheni Arjentina, një emër vërtet i rrallë, cila është historia e emrit tuaj ? 

T.S : Ky emër i përket bashkimit të dy fjalëve: Aria(pjesë e  partitures  muzikës klasike) dhe Tina. Famija ime më vendosi këtë bashkim emrash,  sepse duke qarë gjithmonë dhe  pa pushim formoja nje “arie”.  Ide shumë orgjinale e tyre.

F.N: A keni mall për ditët e fëmijërisë suaj në Memaliaj? 

T.S: Fëmijëria gjithmonë e për çdo kënd, mbetet e paharruar, qoftë një fëmijëri e lumtur apo jo. Për mua ka qenë e lumtur. Jam femija i fundit në një familje, shumë e dashur nga te gjithë, goca e një prej guzhinjerëve më të mirë të tina5kohës, Teki Sina. Per gjithçka kam mall, sidomos për atë familje të madhe që formonim, mes të gjithëve qe jetonim në Memaliaj.

F.N: Sa dhe pse jetojnë këto kujtime brenda jush ?

T.S Më kujtohen gjëra të vogla që më bënin te lumtur, kujtoj bishtalecat, fustanet, një grusht me tullumbace, një çokollatë kur merrja nota të mira, dhuratat e Vitit të Ri që më sillnin motrat nga Tirana, kujtoj shoqet dhe shokët që vazhdoj t’i kem dhe sot, mësuesen time të parë, lojrat pa fund. Ishte e pamundur të pranoja humbjen dhe në rastet kur humbja zemrohesha, kujtoj kur iknim fshehur për tu larë në Vjosë, të gjitha janë pjesë e jetës time dhe shpesh ua tregoj fëmijëve.

F.N: Për çfarë ju merr më shumë malli nga koha e rinisë suaj ?

T.S: Më merr malli, për ëndrrat e pafundme, dhe për ndonjë marrëzi të vogël të asaj kohe, që tani nuk mund t’i persëris më, sepse në ketë moshë, llogjika bën punen e saj, dhe nuk të le t’i shohësh gjërat, aq te lehta si gjatë kohës së rinisë. Kujtoj kur së bashku me shoqen time Aida, merrnim pjesë në mbrëmjet artistike me Agron Llakën në Memaliaj, kujtoj volejbollin, eskursionet e fundjavës me profesorin Arben Culli, kujtoj filmat, muziken, mbrëmjet e argetimit, zborin kur i hiqnim kundragazit peshën dhe çantën e mbushnim me ushqime, fustanet që qepnim, kur qëndisnim me Yllkën dhe kur të gjitha rrobat e bardha i bëmë gjithë lule  dhe sidomos librat që lexoja, më mirë i përpija,brenda një dite. Pata momente kur nisa të shkruaja poezi, një novelë, poemë satirike, Kur mbusha 18 vjeç fillova universitetin dhe isha pjesmarrëse aktive e grevave, në vitet e para të demokracisë pak të vështira për ne, kujtoj më vonë punën, kujtoj një nga sukseset kur me nxënësit e mi fituam konkursin e Pavarëisë ne gjithë jugun në histori dhe u prezantuam dhe në rang kombetar.

tina15F.N: Ju jeni larguar nga Shqipëria në vitin 2000, cilat ishin arsyet e largimit ? 

T.S: Largimi nuk ishte i rastësishem dhe as për arsye ekonomike, nuk munda t’i rezistoj ambientit, liria ime mendore nuk përputhej me vendin, ndihesha e mbytur, nuk isha ajo që unë me të vërtetë doja të isha.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.