Skoci, zbulohet dorëshkrim i rrallë i Shekspirit

Skoci, zbulohet dorëshkrim i rrallë i Shekspirit

49
SHPËRNDAJE

Një dorëshkrim rreth 400 vjet i vjetër nga edicioni i parë i veprave të Shekspirit është gjetur në një shtëpi të madhe aristokrate në Skoci. Dorëshkrimi i publikuar në vitin 1623 përmban 36 drama, shumë nga të cilat nuk janë publikuar asnjëherë. Vepra e rrallë përbehet prej tre volumesh dhe atë komedi, histori dhe tragjedi. Që të tre volumet janë të ngjitura bashkë në një koperinë lëkure.

“Kur dëgjova për herë të parë se dikush e ka gjetur edicionin e parë të dorëshkrimit të Shekspirit nuk e besova aspak. E gjykova si diçka ordinere që dikush po mundohet të tërheq vëmendje, isha shumë skeptike. Ky dorëshkrim është libri më i rëndësishëm në gjuhën angleze. Më i rëndësishmi pas biblës”, tha Ema Smith, profesoreshë e studimeve shekspiriane në Universitetin e Oksfordit.

Edhe pse nuk është për shitje vlera e dorëshkrimit të rrallë është 3.5 milion dollarë. Dorë shkrimi do të ekspozohet për vizitorët në vilën Mount Sturt deri në tetor, vilë kjo e cila i përket familjes Stuart. Familja Stuart është koleksionuese e shumë veprave artistike dhe artefakteve për shekuj me radhë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.