Robert De Niro pjesë e Festivalit të Filmit në Sarajevë

Robert De Niro pjesë e Festivalit të Filmit në Sarajevë

85
SHPËRNDAJE

Aktori i madh Robert De Niro do ta bëjë  hapjen e Edicionit të 22-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë, i cili nis me 12 gusht deri me 22 gusht, me filmin “Taxi Driver”.

Pesë herë i nominuar për Oscar, dy herë fitues i çmimit të madh, De Niro do të marrë Çmimin e parë të këtij Festivali për Arritje jetësore, për kontributin e tij në kinematografi në mbarë botën.

“Jemi të lumtur që De Niro është i pari që e merr këtë çmim nga ne. Ka disa vite që e kemi dashur De Niron në festivalin tonë, dhe tash jemi të ekzaltuar me lajmin që ai vjen” thotë drejtori i Festivalit – Mirsad Purivatra.

Aktori gjatë festivalit po ashtu do të flasë edhe në programin “In Conversation”, për audiencën dhe për gazetarët që këtë vit përcjellin festivalin.

Çmimin Zemra e Sarajevës në të kaluarën e kanë fituar Angelina Jolie, Steve Buscemi, Benicio Del Toro, Jafar Panahi, Danis Tanovic etj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.