“Princi që erdhi mbi valë”

“Princi që erdhi mbi valë”

40
SHPËRNDAJE

“Princi që erdhi mbi valë” me libret, regji, koreografi: Llaqi Nako, interpretuar nga Grupi Spektër me skenografi nga Hysni Loka dhe Kostumografi nga  Ina Elezi, do te jete premiere me 30 prill ne oren 11.00 ne Qendren Kulturore, ne sallen Shekspir.  Në një ishull të largët, të veçuar nga bota, me shumë diell e gjelbërim, jetonte një vajzë e bukur, që quhej Valëza. Jeta në ishull rridhte e qetë, por një ditë ndodh diçka shumë e veçantë. Një përrallë në balet, e shkruar nga Llaqi Nako vjen këtë fundjavë për spektatorin e vogël. Historia e kësaj përralle flet për një princ që vjen nga valët në një ishull. Banorët e ishullit janë një fis i vjetër indian, por të urtë e paqësor. Punojnë për të siguruar jetesën me gjithçka që ju ofron klima tropikale. Në krye të fisit është prijësia. Ajo ka një vajzë të bukur që quhet Valëza.  Prijësia ia ka vënë këtë emër ngaqë valëza rri me orë të tëra në breg të detit me sytë e mbërthyer në thellësi të horizontit. Një ditë nisi të fryjë një erë e forte, e cila ngriti dallgë të larta që ndjekin njëra-tjetrën të shkumëzuara.

Një cast, hëna ndriçoi, përmes reve dhe zbuloi përmes dallgë  një qënie të gjallë që po luftonte të arrinte bregun. Ky ishte Princi. Sapo ai preku në tokë, deti u qetësua dhe befas u bë ditë. Princi I lodhur, bie në gjunjë dhe falenderon zotin që preku tokën. Pastaj niset në kërkim të princeshës së tij. “Princi duhet të kaloj disa vështirësi, duhet të bashkëpunoj dhe të jap prova për të arritur të takojë princeshën e tij. Jeta në komunitet dhe puna në grup janë dy ide që përshkruajnë të gjithë shfaqjen” shprehet koreografi Llaqi Nako.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.