Pirgu e Jaho pjesë e fushatës për “Ngjyrat e Shqipërisë”

Pirgu e Jaho pjesë e fushatës për “Ngjyrat e Shqipërisë”

58
SHPËRNDAJE

Tenori me famë ndërkombëtare, Saimir Pirgu dhe sopranoja Ermonela Jaho janë përfshirë në fushatën për konkursin e fotografisë ”Shto ngjyrat e Shqipërisë!” Ata kanë bërë një thirrje për përfshirje në këtë nismë përmes rrjeteve sociale.

“ Të gjithë ne jemi ambasadorë të vendit tonë. Tregoni Shqipërinë përmes një fotografie dhe postojeni atë në rrjetet sociale. Jepini vlerë vendit tonë. Mos harroni të shtoni #Colors of Albania”, ka apeluar Pirgu përmes një video materiali të shpërndarë nga Minsitria e Kulturës e Shqipërisë ku bëhet thirrje për postim në ‪#‎ColoursofAlbania‬ në platformën Instagram.

Konkursi do të qëndrojë i hapur deri më 31 gusht. Nisma synon të promovojë bukuritë shqiptare nëpërmjet syve të qytetarëve, të rinjve apo të apasionuarve pas fotografisë.

“Të gjithë ne shqiptarët mund të bëhemi ambasadorë të Shqipërisë duke promovuar bukuritë e saj të mrekullueshme. Në se ju pëlqen fotografia dhe jeni përdorues aktiv i Instagramit ose rrjeteve të tjera sociale, bëhu pjesëmarrës i konkursit të organizuar në Ministria e Jashtme duke shënuar fotot me #Colors of Albania”, ka thënë Ermonela Jaho.

#ColoursofAlbania është projekti i Këshillit Britanik në Shqipëri i mbështetur nga Ambasada Mbretërore e Norvegjisë nën kujdesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka si synim eksplorimin e temës “Shqipëria është e bukur” nëpërmjet grumbullimit të fotove kreative nga përdoruesit e Instagramit”, thuhet në këtë njoftim.

Anëtarët e jurisë që do të vlerësojnë fotografitë janë në përbërje të: Ermal Mamaqi, Olen Cesari, Rona Nishliu, Bevis Fusha, Artan Fuga, Eriona Cami, Aida Bërxholi, Lorik Cana e Jutta Benzenberg.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.