Pablo Neruda

Pablo Neruda

64
SHPËRNDAJE

Eshtrat e poetit dhe fituesit të çmimit Nobel për Letërsinë, kilianit Pablo Neruda, i cili u zhvarros në vitin 2013 për të përcaktuar nëse shkaku i vdekjes së tij erdhi nga agjentët e diktaturës së Augusto Pinoçetit, u vendosën në kopshtin e vilës së tij, bëri të ditur media.

Pothuajse 43 vite pas vdekjes së tij në 1973, Pablo Neruda prehet sërish në kopshtin e vilës përballë Paqësorit, në krah të Matilde Urrutia, bashkëshortes së tij të tretë.

Pas një beteje të gjatë gjyqësore, zhvarrosja e eshtrave të Pablo Nerudës u krye në prill të vitit 2013 në përpjekje për të hedhur dritë mbi rrethanat e vdekjes së tij. Ekspertiza për momentin nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.