O Sami të ishe gjallë, për të parë çfarë ka ngjarë!

O Sami të ishe gjallë, për të parë çfarë ka ngjarë!

75
SHPËRNDAJE

Nga prof. dr. Lisien Bashkurti

Vendi po bëhet i pashpresë për njerëzit tanë. Imazhi i Kombit tonë po vetëbaltoset nga ne  vetë në botë. Këtë autoportret karikaturesk po ndihmojnë të na e bëjnë edhe mediet tona. Si e çmon bota autoportretin tonë…Sami Frashëri na ka lënë një përgjigje…

Kur ngrihemi në mëngjes dhe ndjekim përmbledhjen e shtypit si ushqimin e parë në mëngjes tronditemi me kronika të zeza plot vrasje, vjedhje, akuza, droga, armëmbajtje pa leje, korrupsion…

Dalim nga shtëpia për një kafe që të na hapë sytë. Ulemi në bar dhe pavetëdije “shoqërojmë” kafene e shumë pritur me faqet të para të gazetave të mbushura portrete vrasëshish, banditesh, komandantesh, pengmarrësish, përdhunuesish, falsifikatorësh…

Ngrihemi nga kafeja dhe shkojmë në zyre për të nisur ditën e re të punës. Hapim kompjuterin per t’u njohur me mediat on-line për më shumë gjeografi dhe burime informacioni. Nën head-line-et plot reklama menjëherë goditemi me tituj, titra, foto e kronika të zeza që rimerren nga një portal tek tjetri…

E ndërkohë që tentojmë të ngrejm “nivelin” e informacionit në elitat politike na shohin sytë ministra ekzibicioniste pa kurrëfarë kontributi real, deputetë xhepaplotë e kokëbosh, prokurorë të akuzuar, gjykatës te shkarkuar, bashkiake e komunale te urryer nga qytetaret e tyre.

Ky helm mediatik plot kronika të zeza përsëritet nga dita në ditë tash sa vite në mjediset shqiptare. Kjo lëndë helmatosëse na qërron sytë, na godet mendjet, na rrënon shpirtin, na depresionon psiqikisht dhe na vret besimin dhe shpresat.

Lavdi Zotit që gjuha e bukur shqipe është pak e kuptueshme në botë sepse kjo tablo mediash shqiptare do tingëllonte një “horror” i vërtetë për opinionin botëror. Megjithatë, edhe në shqip, e keqja “universalizohet” më lehtë dhe më shpejtë se e mira.

Te libri i tij i famshëm”Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe çdo bëhet” Sami Frashëri shkruante…”Ate emër që popujt i vënë vetes, ate ua vendos edhe bota” …

Mediat shqiptare me fotot A4 të krimit dhe kronikat e zeza me shkronja të mëdha të pafund në faqet e para po i bëjnë Kombit Shqiptar një vetëportret karikature kaq damkosës ndërkombëtarisht saqë do na duhen shumë vite për të përmirësuar imazhin shqiptar në botë.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.