Një mbrëmje e paharrueshme për shqiptarët e Torontos! “Për ty Atdhe” nga...

Një mbrëmje e paharrueshme për shqiptarët e Torontos! “Për ty Atdhe” nga suksesi në New York, sukses tjetër në Toronto- Kanada

61
SHPËRNDAJE

Sopranoja lirike-coloratura Inva Mula, mbas atij koncerti të suksesshëm, 5 ditë më parë në Town Hall të New Yorkut, “shpërthen” fuqishëm me koncertin

TORONTO ONTARIO CA : Sopranoja lirike-coloratura Inva Mula, mbas atij koncerti të suksesshëm, 5 ditë më parë në Town Hall të New Yorkut, udhëtoi me koncertin “Për ty Atdhe” në Toronto Art Center në Toronto – Kanada

Në koncertin e organizuar nga Pasqyra Shqiptare TV, Toronto, Kanada, shkruan në rrjetin social Facebook, ky televizion, me sopranon botërore Inva Mula, morën pjesë edhe pianisti dhe kompozitori virtuoz Genc Tukiçi, soprano e njohur shqiptare në Amerikë, Deshira Ahmeti-Kerliu si dhe kuarteti i harqeve të përbërë nga virtuozët Jani Papadhimitri, Petraq Papajani, Anna Antropova dhe Arben Skenderi.

Inva Mula ka lindur në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, e bija e Avni Mula, i njohur në Shqipëri si këngëtarë popullorë dhe kompozitor i njohur e fiestivale në Shqipëri. Ajo ka preformuar më parë në metropolet amerikane, përfshirë Los Angeles, Washington DC, Chicago dhe New Yorkut, atë të Londrës, Torontos dhe Tokois.

Reputacioni i soporanos Mula, shkruan shtypi kanadez shtrihet përtej botës së pallateve të operas dhe sallat madhështore e koncerteve.

Gjatë koncertit “Për ty Atdhe” organizuar nga Pasqyra Shqiptare TV, Toronto, Kanada, në George Weston Recital Hall në Toronto Centre for the Arts në metropolin kanadez Toronto, Ontario, më 31 Mars, 2016, Diva e muzikës, soprano botërore Inva Mula, ka mrekulluar përsëri publikun shqiptarë dhe kanadez.

Pasqyra Shqiptare TV, në Toronto, Kanada, shkruan në faqen e saj të rrjetit social Facebook, për këtë koncert se repertori i Mulës, përfshinte këngë lirike të vjetra shqiptare, disa këngë amerikane, dy solo kuarteti, një fantazi në piano si dhe pjesë shumë të njohura patriotike. Në një sallë moderne siç është George Weston Hall, thuhet për këtë koncert që ka mrekulluar të gjithë biletat ishin tërësisht të shitur me 850 pjesëmarrës.

Siç shihet edhe nga fotografitë profesionale të Antony Lena, në koncertin “Për ty Atdhe” në Tornto, është krijuar një atmoferë, fantastike, me shumë emocionale, falë aftësive vokale të Inva Mulës, interpretimit skenik, njohjes së thellë të artit, kulturës dhe ndjenjave shqiptare nga ana e saj, por edhe e 5 instrumentistëve virtuozë.

“Mbëmë në Toronto, u bë bashkë pak Shqipëri, jo ajo që shkumëzon dhe gjëmon, por ajo që e ëndërrojmë, ajo e qeta, copëza të së cilës mërgimtarët shqiptarë i kanë marrë me vete si për t’i shpëtuar shpirtin.” shkruan Pasqyra Shqiptare TV, në Toronto, Kanada, duke e ilustruar madhështinë e këtij koncerti me fotot e fotografit Antony Lena

Në fund të këtij informacioni Pasqyra Shqiptare TV, në Toronto, Kanada, u drejtohet me një mesazh dashamirësie të 800 pjesëmarrëseve duke thënë :”Të dashur miq artdashës, të pranishëm në Koncertin “Për ty Atdhe”. Ju falenderojmë ngrohtësisht nga zemra për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e ngrohtë që u dhatë artistëve. Një koncert është i suksesshëm vetëm kur ka shkëmbim energjije pozitive mes skenës dhe spektatorit. Në fjalët e artistëve pas shfaqjes, ju ishit të mrekullueshëm. Faleminderit”.

Çfarë kanë shkruar në rrejtin social Facebook, disa nga pjesëmarrësit e këtij koncerti madhështor në në George Weston Recital Hall në Toronto Centre for the Arts në metropolin kanadez Toronto, Ontario, më 31 Mars, 2016,

Trina Leta Suksese te metejshme!

Ruki Kondaj : Faleminderit Pasqyra Shqiptare per organizimin e shkelqyer te ketij koncerti madheshtor ne Toronto me Diven Shqiptare Inva Mula dhe pianistin e talentuar Genc Tukiçi e kuartetin e Torontos te cilet na sollen perlat e muzikes tone shqiptare.Faleminderit shume!

Ajsela Petritaj: Urime e madherishmja Inva !

Sofia Papadhimitri:Urime te gjitheve, me shume keqardhje qe nuk isha dot aty por shpresojme qe nje koncert si ky do rrikthehet se shpejti!!

Land Korcari : Si i pranishem ne koncertin madheshtor te organizuar nga Pasqyra Shqiptare , ka per te ngelur ne kujtesen tone per gjithmon , emocionet e pa pershkrueshme te cilat filluan pa yre ne sallen e koncertit , me nje publik te mbrekullushem

Meto Ruko: Ju falenderojm juve qe beni te mundur evenimente te tilla dhe arrini te sillni nepermjet artit nje copez Shqiperie ne Kanada!!!Urime dhe Faleminderit!!!

Genc Tirana : Koncert i mrekullueshem si nga niveli i larte artistik ashtu edhe nga organizimi i persosur. Urime!

Klara Metohu : Faleminderit Ilir Lena dhe stafit qe mundesuan realizimin e ketij Koncerti qe ralle ndjen emocione te tilla atdhedashuri e mall per Kenget e Hershme shqiptaret , Inva solli mes nesh perlat e kesaj pasurie muzikore , Genc Tukici, Arben Skenderaj dhe te gjithe muzikantet ju jemi mirenjohes Ishin te gjithe te mrekullueshem

Ina Kocaqi : Nje mbremje e paharrueshme per ne shqiptaret e Torontos! Zeri i Inves na ngrohu zemrat e se bashku udhetuam ne te Bukuren Shqiperi : nga Lulebora e deri ne Kroin e fshatit tone. Kuarteti i harqeve nen drejtimin e Maestro Papadhimtrit e shoqeruan me aq mjeshteri Inven ne repertorin e saj te zgjedhur. Pianisti i talentuar Tukiqi na emocionoi me kolazhin muzikor te perpunuar nje kombinim i shkelqyer me sopranon Inva. Pergezime Pasqyres shqiptare si dhe bashkepunetoreve te saj per suksesin e plote te ketij Koncerti te pare per nga cilesia, perzgjedhja e programit dhe marredhenia me publikun!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.