Ndryshimet në Gjirokastër, në syrin e studentëve nga Suedia

Ndryshimet në Gjirokastër, në syrin e studentëve nga Suedia

48
SHPËRNDAJE

Një grup studentësh nga Suedia po studiojnë ndryshimet që ka pësuar së fundi Gjirokastra për punimet e tyre shkencore. Laura, me origjinë nga Kosova, thotë se ky është momenti kur duhet të mbrohen elementët tradicionalë të banesave.

“Duhet të ruhen shtëpitë e vjetra që të ruhet autenticiteti”, thotë Laura.

Ndërsa profesori Hugo Palmsuold, shprehet se “vura re se disa prej godinave janë shembur dhe po rindërtohen dhe për mua kjo është disi e trishtë. Nëse monumenti nuk është autentik, interesi bie. Vendi im, Suedia, pati synimin e vrullshëm drejt modernizmit, që në fakt është shumë i rëndësishëm, dhe qyteti i vjetër pranë Stokholmit u shkatërrua sepse ne menduam në atë kohë se nuk ishte i bukur, ndërsa sot ajo që ka mbetur nga ai qytet është ajo që tërheq më së shumti turistët”.

Ndërsa studentja Jennifer Fogelberg, tha: “Nëse ju e ktheni këtë qytet në një destinacion të turizmit masiv, pjesa origjinale do të zhduket dhe pas kësaj edhe turistët do të largohen. Kur ne vijmë këtu, nuk vijmë për të gjetur një qendër tregtare të madhe apo firmat e metropoleve, ne vijmë për eksperiencë dhe për trashëgiminë e vërtetë kulturore”.

Ky është viti i tretë radhazi që profesorë dhe studentë nga Universiteti i Halmstadit në Suedi vizitojnë Gjirokastrën dhe vëzhgojnë ndryshimet që pëson qyteti.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.