Nata e Ballkanit në Francë me Fanfara Tirana, Robert Bisha dhe Emir...

Nata e Ballkanit në Francë me Fanfara Tirana, Robert Bisha dhe Emir Kusturica

429
SHPËRNDAJE

Nata e Ballkanit do të prezantojë band-in Fanfara Tirana dhe virtuozin Robert Bisha në festivalin “Netët e Fourvière-ës”, në Lio n, Francë, ku, artistët shqiptare do të interpretojnë së bashku me Ermir Kusturicën dhe Orkestrën No Smoking, më 8 korrik, në Teatrin e Madh në Lion, shkruan KultPlus.

Teatër, muzikë, kërcim, opera, cirk.Festivali “Netët e Fourvière-ës” në Lion mbetet i hapur për artin skenik dhe që prej 1946-ës, këto gjini bëhen bashkë, për të bërë të mundur bashkëjetesën e disiplinave. Çdo verë, në qershor dhe korrik, festivali prezanton rreth 60 shfaqje për më shumë se 130 mijë spektatorë.

Në faqen zyrtare të festivalit shkruhet: “Historia e “Fanfara Tirana” është një histori pothuaj e pabesueshme. Nën një përplasje brezash, “Fanfara Tirana”, krijon një muzikë të pashoqe në udhëkryqin e identiteteve muzikore ballkanase. Asgjë nuk i ndal këta eksplorues tingujsh : për albumin e tyre të dytë ata bashkëpunuan me grupin anglez “Transglobal Underground” në mënyrë që të fusnin disa ritme elektronike në krijmtarinë e tyre. Tashmë po punojnë për vijimin e këtij projekti me pianistin Robert Bisha. Virtuozi i ri shqiptar do të jetë me ta në koncertin në Fourvière.

Orkestra No Smoking është krijuar në Sarajevë më 1986 nga Kusturica dhe bas i një grup hard rok jugosllav. Grupi u nda në dy pjesë në kohën e luftës, një pjesë e grupit shkoi në Zagreb dhe tjetra në Beograd. Prej kësaj të fundit, Ermir Kusturica, u bë lider më 1998-ën”.

/m.z/f.n/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.