Maratonë ritmi Tiranë-Shkodër

Maratonë ritmi Tiranë-Shkodër

32
SHPËRNDAJE

30 Prilli është dita ku e gjithë bota kremton magjinë e xhazit. Për herë të parë, kësaj feste i bashkohet edhe Shqipëria, me një maratonë 12-orëshe aktivitetesh, që nis nga Tirana e mbyllet në Shkodër.  Kjo  eshte nisma e Hemingway Fan Club Albania, që ka menduar të sjellë një atmosferë retrospektive me shije vintage.

Vajza me fustane të shkurtra, me thekë, vargje të gjata perlash, cigare me pipë, doreza deri në bërryla, flokë të  shkurtër me ondulacione, kordele prej dantellash në kokë, kapele kasketë dhe një grim dramatik me buzë të lyera në nuanca të errëta dhe djem e burra me kapele shapkë, pantallona teritali deri në kavilje, që mbahen pas tirandave apo këpucë me lustër, kostume klasike me xhaketa dopiopetë dhe kapele republike, ndërsa e gjithë tabloja gjallohet nga tingujt improvizues të xhazit. Duket si një prej skenave të filmit “The Great Gatsby” , ku imagjinatës i mvishet edhe një pamje në nuancë sepie , për t’i dhënë atmosferës ngjyrat e retrospektivës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.