Magjia e Iva Zurbos

Magjia e Iva Zurbos

41
SHPËRNDAJE

Pianistja shqiptare Iva Zurbo,  dhe slovenia Lidija Zupancic kanë interpretuar një Koncert pianistik  në gjimnazin Burgbau të Langerwehe në Gjermani me repertor nga vepra të  Bah, Bethoven dhe List.

Katërmbëdhjetevjeçarja Iva Zurba  e cila ka nisur të luajë piano që në moshën pesë vjeçare, nxënëse e Liceut “Jodan Misja” në Tiranë, interpretoi mrekullisht bukur  duke lënë një dëshmi mbresëlënëse të aftësive të saj dhe duke u bërë  njëkohësisht objekt i një shkrimi në gazetën gjermane, “Aachener Nachrichten”.

Në fakt, vajza e re iu përgjigj ftesës së koncert-pianistit dhe mësuesit të muzikës Herbert Koch nga Langerwehe, i cili e njohu atë gjatë pjesëmarrjes së tij si anëtar i një jurie ndërkombëtare. Koch, pa aftësitë  e saj muzikore gjatë përzgjedhjes për ndarjen e çmimit “Pianisti i Ri” për (Eueopean Piano Teachers Association) EPTA në Shqipëri.

Atë kohë, ajo u përzgjodh  të luante si soliste së bashku me Orkestrën  e Radio Televizionit Kombëtar, shkruante gazeta gjermane ne artikullin kushtuar pianistes se talentuar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.