Ledion Zoi fieraku i “Rini dhe cmenduri”

Ledion Zoi fieraku i “Rini dhe cmenduri”

1118
SHPËRNDAJE

Ledion Zoi protafonisti kryesor i “Rini dhe cmenduri” eshte nje djale nga Fieri, shume i suksesshem ne gjinine e artit skenik. Kjo eshte nje shfaqje, nga ato qe te mbeten ne kujtese..

“Rini & çmënduri” vepra e autorit John Osborne është shfaqja teatrore, që vjen për publikun në skenën e Teatrit të Metropolit. Drama me elemente komike vjen në skenë me regji nga Redjon Mulla, i cili rolet këtë herë në vepër ua ka besuar aktorëve Ledion Zoi, Kristiana Dodaj, Erblin Bajko dhe Sara Smaja. Kjo vepër është e shkruar në vitin 1953 dhe premierën e parë në skenë e pati më 20 mars të 1956. E shkruar nga John Osborne titullin origjinal e ka “Look beck i angry” dhe përshtatur në shqip “Rini & çmenduri”. Personazhin e Xhimit e sjell në shfaqje aktori i njohur Ledion Zoi, i cili ndërsa flet për pjesën tregon dhe pse këtë herë këta artistë punuan për këtë vepër që mban emrin e autorit Osborne. “Duke qenë se vepra është shkruajtur në 1953 dhe ne sot në 2016 në Tiranë gjejmë ngjashmëri me jetën në një qytezë të Londrës, mendova pse të mos e vëmë këtë vepër, që tu themi njerëzve që të mos i pasojnë gabimet që vë në dukje vepra. Xhimi është një protestues ndaj gabimeve që po ndodhin,  monotonin në jetë, keqqeverisja, individualiteti që kanë njerëzit, humbja e besimit, etj. Por një farë mënyre është dhe një protestë e imja, jo vetëm e imja, por dhe e kolegëve. Kjo është ajo e përbashkëta që ne gjetëm në vepër, që pranuam të gjithë sëbashku të punojmë këtë shfaqje “Rini & çmënduri”. Një vepër që përfaqëson jetën dhe të papriturat, dhe mos mendimin gjatë në gabimet, që pason veprimi nxituar”, tregon aktori Ledion Zoi, njëkohësisht dhe producent i kësaj shfaqjeje teatrore, që këtë herë ka gjetur dhe mbështetje nga Bashkia e Tiranës. John Osborne i flet pas 60 vitesh realitetit shqiptar,  dhe “Rini & çmënduri” e pati premierën më 28 maj në Metropol për të vijuar sërish më datë 1, 2, 3, 4, 5, 6,7, 8 qershor dhe në ditët në vijim për spektatorët. “Është një ndër veprat më të mira, që një teatër në Shqipëri vë në skenë. Teksti i kësaj vepre është magjik, ndoshta sepse në gjejmë të përbashkëta me të, a ndoshta grupi jonë është i njëjtë me atë të John Osborne. Se di koha do ta vërtetojë”, pohon mbi këtë pjesë në teatër aktori dhe Ledion Zoi.

Personazhet në skenë

Sipas producentit dhe aktorit Ledion Zoi, vënia e kësaj vepre në skenë solli një frymë të re në teatrin Europian. Autori ishte shume i ri atëherë, rreth 25vjeç, bashkë me një dramaturg tjetër Harold Pinter dhe disa të rinj formojnë grupin “The angry yong man”. “Këta të rinj sollën një frymë të mirë në teatër, ku nëse shfaqja është e dobët këta çoheshin në mes të shfaqjes dhe e prishnin atë. Prandaj dhe në pjesën “Rini & çmënduri” në personazhin e Xhimit Porter, autori vë në gojën e personazhit formën e protestës. Xhimi Porter personazhi kryesor është në luftë me të gjithë, ne shohim polemikat që ka ky njeri me institucionet, me shtetin, njerëzit, urren të pasurit etj”, shton më tej aktori Zoi. Këtë protestë në vepër ne e shohim në marrëdhënien që ai ka me personazhet e tjerë, Alisona gruaja e Xhimit që luhet nga aktorja (Kristiana Dodaj), shoku i ngushtë (Klif nga Erblin Bajko) dhe Elena nga (Sara Smaja). “Karakteri i Xhimit është rol që çdo aktor do që ta luajë, sepse është një minierë detajesh artistike, të jep dorë të hulumtosh dhe të zbulosh sa më shumë. Kjo është dhe e veçanta në këtë vepër, që autori u thotë shumë aktorëve dhe i ndihmon për të arritur tek figura artistike”, vijon më tej aktori Ledion Zoi. Alisona përfaqëson atë shoqëri që përbuz jetën reale, nuk do të jetojë me masën dhe zgjedh individualitetin. Elene përfaqëson një shtresë tjetër, atë njeri që kërkon të gënjej vete duke shpresuar se nesër do jetë më mirë, por pa pranuar faktin që duhet sakrifikuar për të arritur dëshirat e veta. Klif shoku i Xhimit përfaqëson ata njerëz, që kjo shoqëri nuk i ndihmon. Ai është një njeri i dobët, shok i mirë besnik, por që do një mbështetje, dhe këtë e gjen tek Xhimi, dhe ky i fundit është ai që i ka zgjidhjet, por nuk ka mundësit dhe kjo e acaron në marrëdhëniet që ka me të tre personazhet e tjerë. Nga Julia Vrapi
13339578_10207605486073396_1606980182653919461_n

Rini & Cmenduri…vazhdon ne datat 8,9,10,11,12…Qershor ne teaterin Metropol.
“Jeta është si ngarja e biçikletës. Për ta ruajtur ekuilibrin duhet të qëndrosh në lëvizje.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.