Led Zeppelin akuzohen për kopjim te kengeve

Led Zeppelin akuzohen për kopjim te kengeve

28
SHPËRNDAJE

Jimmy Page, më 10 maj do të dalin para gjykatësit në Los Angeles për të dhënë versionin e tyre ndaj akuzave.

Frontmeni i grupit legjendar britanik “Led Zeppelin” dhe kitaristi Jimmy Page, më 10 maj do të dalin para gjykatësit në Los Angeles për të dhënë versionin e tyre ndaj akuzave se njëra nga këngët më të dëgjuara në historinë e muzikës, “Stairway to Heaven” është plagjiat nga kënga “Taurus” e grupit “Spirit”.

Gjykatësi i gjyqit Penal, Gary Klauser deklaroi se janë vërejtur ngjashmëri të konsiderueshme mes të dy këngëve, për të shtuar së në muajin maj juria do të vendos nëse vallë “Stairway to Haeven” nga viti 1971 është plagjiat.

“Edhe pse kjo rrjedhë e akordeve haset shpesh në industrinë e muzikës, ngjashmëritë tejkalojnë strukturën themelore. Mbetet vetëm vlerësimi subjektiv i të dyja këngëve por kjo është më shumë punë e jurisë nga që është e gjykatësit”, sqaroi Klausner.

Kitaristi i grupit “Spirit”, Randy California, i cili ndërroi jetë në vitin 1997, në një intervistë për magazinën “Listener” kishte deklaruar para vdekjes se njëra nga këngët më të mira në histori është vjedhur nga ai.

“Përmes asaj këngë ata fituan miliona, ndërsa asnjëherë nuk u falënderuan, asnjëherë nuk pyetën nëse vallë duhet të paguajnë. Kjo ka mbetur tek unë një plagë e pashërueshme”, ka deklaruar California. Kënga “StairWay To Heaven” është publikuar në vitin 1971, ndërkohë që grupi “Spirit” instrumentalin “Taurus” e kishte publikuar tre vite më herët, në vitin 1968.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.