Kompozitori Dorian Çene, një vepër muzikore premierë në Madrid

Kompozitori Dorian Çene, një vepër muzikore premierë në Madrid

56
SHPËRNDAJE

Violinisti Florian Vlashi dhe grupi instrumental Shekulli i XX që ai drejton, do të jenë sot në Madrid, të ftuar nga Instituti Kombëtar i Arteve Skenike dhe i Muzikës së Spanjës.

Ata do të interpretojnë një sërë pjesësh nga autorë të shquar spanjollë mes të cilëve edhe veprën “A…”për violinë solo, të kompozitorit shqiptar Dorian Çene.

Pjesa e autorit 36-vjeçar Çene, që jeton dhe punon në Tiranë, karakterizohet nga një shkallë e lartë vështirësie dhe do të interpretohet premierë botërore në koncertin e kësaj mbrëmjeje në kuadër të ciklit “Muzika në mijëvjeçarin e tretë”.

Sipas violinistit Vlashi, pas kompozitorit, Cezar Aliaj, që jeton e punon në Salamanca, vepra e Dorianit Çenes është Premierë e dytë shqiptare absolute në kryeqytetin e Spanjës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.