Ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeçare, aktori shqiptar Gjergj Trola.

Ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeçare, aktori shqiptar Gjergj Trola.

100
SHPËRNDAJE

 Ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeçare, aktori shqiptar Gjergj Trola. Mësohet se aktori shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti kardiak ditën e sotme, teksa ishte ulur në një bar kafe afër Shallvareve, në Tiranë. Sipas dëshmitarëve, Gjergj Trola ishte ulur në kafe, ku kishte lënë takim me disa miq të tij, të cilët e gjetën me kokën mbi tryezë, ndërsa askush përreth nuk kishte kuptuar se ai kishte pësuar infarkt.

Aktori ka lënë pas djalin e tij të vetëm, në klasën e tretë. Gjergj Trola ka marre pjesë në shumë produksione dhe së fundmi ka luajtur në serialin “Familja”, të regjisorit Ylli Pepo. Një prodhim i RTSH, Trola ishte në rolin e babait, i cili ishte taksist në ministri. Një kontribut shumë të madh Trola ka dhënë edhe në zbulimin e talenteve të reja, nëpërmjet organizmit të festivaleve teatrore.
Trola ishte drejtor i Festivalit Mbarëkombëtar i Shkollave të Mesme dhe Drejtor i Festivalit të Tiranës. Me natyrën e tij optimiste dhe solidare, ai ka qenë gjithmonë pjesë e kauzave të ndryshme të qytetit, veçanërisht në temat mjedisore.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.