“Heroi”, shkon në gjysëm finale në CineFest

“Heroi”, shkon në gjysëm finale në CineFest

52
SHPËRNDAJE

Filmi “Heroi”, i regjisorit Luan Kryeziu tashmë ka kaluar në gjysëm finale në përzgjedhjen zyrtare të festivalit Los Angeles CineFest.  Lajmin e ka bërë të ditur regjisori përmes rrjetit social FB, duke u shprehur krenar me këtë vleresim.

Los Angeles CineFest, është ngjarje ndërkombëtare në internet, që çdo vit shpallë gjysëm finalistët dhe kësisoj zgjedh finalistët dhe fituesit e çmimeve në kategori të ndryshme. Fituesit e këtij festivali marrin një certifikatë nga CineFest, e po ashtu edhe vlerë monetare.

Filmi “Heroi”, flet për trajtimin jo të duhur shoqëror të luftëtarit të UÇK-së, i cili përballet me shumë sfida për të mbajtur familjen e tij. Filmi që nga premiera është prezantuar në shumë festivale të ndryshme, ku edhe është vlerësuar me çmime.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.