“Ferri”, rritet kurioziteti për filmin me Tom Hanks

“Ferri”, rritet kurioziteti për filmin me Tom Hanks

75
SHPËRNDAJE

Mbërrin klipi i filmit “Ferri” (Inferno), me regji të Ron Howard dhe Tom Hanks, që kthehet në rolin e Robert Langdon.

Pas “Kodi i Da Vinçit” dhe “Ëngjëj dhe Djaj”, regjisori dhe autori konsolidojnë raportin me shkrimtarin Dan Brown duke sjellë në ekranin e madh një “thriller” të ri të marrë nga një roman “best seller”. Në film interpretojnë gjithashtu Felicity Jones, Omar Sy dhe Ben Foster.

Pjesa më e madhe e filimit është xhiruar mes Firences e Venecias dhe do të dalë në sallat e kinemasë më datë 13 tetor 2016. Studiuesi i Harvardit, Robert Langdon, rizgjohet në një spital në Firence, viktimë e një amnezie të thelllë, pasi disa njerëz misteriozë tentuan ta vrisnin dhe duan të çojnë në fund punën e tyre. Langdon i besohet mjekes, Sienna Brooks, për të rikuperuar kujtimet e tij dhe prë të zgjidhur misteret, që i pështjellojnë mendjen.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.