Karriera e “The Doors”

Karriera e “The Doors”

42
SHPËRNDAJE

Legjenda e muzikës, grupi “The Doors” karrierën e ka nisur 50 vite më parë me albumin e parë të Jim Morrison në fillim të viteve 1967.

Në fillim të 1967 grupi muzikor “The Doors” i Jim Morrison publikoi albumin e parë që përmbante këngë legjendare si ‘Light my fire’, ‘Break on Through (To the Other Side)’, ‘Soul Kitchen’ dhe ‘The End’.

Jim Morrison dhe piansiti Ray Manzarek u njohën në shkollë në Los Angeles. Morrison ishte më i interesuar për poezinë dhe teatrin sesa për muzikën: ishte Manzarek që e bindi të formonte një grup. Të dyve iu bashkua edhe kitaristi Robbie Krieger dhe bateristi John Densore.

Në 3 korrik 1971, Jim Morrison u gjend i vdekur në vaskën e apartamentit të tij në Paris. Vdekja e tij shkaktoi shumë zhurmë në rrethet e artistëve kontemporanë dhe adhuruesve. Për “The Doors” ishte mbarimi i një epoke dhe fillimi i një tjetre; asaj të prodhimit të numrit më të madh të albumeve dhe të një fame të jashtëzakonshme. Gjatë viteve të fundit të jetës Jim-i kishte regjistruar një numër të konsiderueshëm të poezive të tij në studion ku grupi regjistronte këngët ose në vende të tjera alternative dhe pjesëtarët e tjerë të grupit i përdorën ato për të regjistruar albumin ”An American Prayer: Jim Morrison”, me pjesë muzikore nga “The Doors” dhe zërin e Jim Morrison.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.