“Imago Mundi” për herë të parë në Shqipëri

“Imago Mundi” për herë të parë në Shqipëri

56
SHPËRNDAJE

Arti shqiptar i përfaqësuar arenën ndërkombëtare. Projekti paraqitet nga Luciano Benetton e kuruar nga Elton Koritari, përmbledh punët e 163 artistëve.

Për të parën herë, Shqipëria përfaqësohet në botë me një koleksion të plotë të artit pamor. Janë 163 artistë shqiptarë, të cilët i kanë dhënë jetë projektit “Nyje – Artistë bashkëkohorë shqiptarë”.

Emra të shquar për kontributin e tyre, gjithashtu edhe një numër artistësh të rinj që e përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë në ekspozita kombëtare apo ndërkombëtare, kanë zgjedhur të japin së bashku një portret kreativ të vendit dhe shoqërisë tonë.

Universiteti i Arteve nderon në datë 21 prill, Z. Luciano Benetton me diplomën “Honoris Causa”, për “kontributin e shquar në promovimin, konsolidimin dhe integrimin e artit bashkëkohor shqiptar në hapësirën kulturore ndërkombëtare”.

Koleksioni “Nyje”, ashtu si çdo koleksion “Imago Mundi”, do të fillojë menjëherë rrugëtimin nëpër ekspozitat më të rëndësishme ndërkombëtare, si Bienalja e Venecias, Bienalja e Marakeshit, dhe njëkohësisht punimet do të ekspozohen në galeritë më prestigjioze botërore si NOMA në New Orleans.

Pasi të ketë shërbyer si mjeti më i mirë promovues për secilin artist dhe artin tonë në përgjithësi, ai do të rikthehet në Shqipëri. “Imago Mundi” është një projekt kulturor i ideuar dhe mbështetur nga “Fondazione Benetton Studi Ricerche”.

Qëllimi i projektit është të krijojë një hartë sa më të gjerë të zhvillimeve të sotme artistike në botë, falë përfshirjes vullnetare të artistëve të mirënjohur dhe të rinj nga vende të ndryshme. Sot numërohen mbi 18.000 artistë, nga thuajse 100 shtete, që kanë paraqitur kulturën njerëzore të cilës i përkasin dhe kështu janë bërë pjesë e trashëgimisë botërore të “Imago Mundi”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.