Toka e Bazilikave

Toka e Bazilikave

987
SHPËRNDAJE

Etnor Canaj

Mallakastra, atje ku u kristianizuan Bullgaret dhe luftuan Normanët.

“… E la disme est de Balaide fort:                                                                                      ço est une gent ki unches ben ne volt. Aoi…

(La Chancon de Roland)

1) Mbishkrimi dhe Bullgaret.

…. Gjate Luftes se Pare Boterore, arkeologu dhe studiuesi austriak Camillo Praschniker, ne ekspeditat e tij kerkuese dhe studiuese, sikurse germuese ne fushen e arkeologjise, beri nje zbulim interesant ne ate qe njihet sot si Bazilika e Ballshit (ne rajonin e sotem te Mallakastres) dhe perben nje intere te veçante si ne anen historike ashtu edhe arkeologjike.

Bazilika e Ballshit, sipas studiueseve, ishte nje ndertese kishtare e cila nuk i perket antikitetit te vone (ndertesa kishtare paleokristiane), por ka gjasa, duke u bazuar ne planimetrine e saj sikurse ne tekniken e ndertimit (K. Zheku, Monumentet, 2, 1987, f. 97) , ti perkase periudhave te Mesjetes se mesme (shek. VIII-X m.Kr.).

….Duke u rikthyer tek zbulimi, arkeologu austriak C. Praschniker, ne vitin 1922 publikoi studimin e tij me titullin “Muzakhia und Malakastra”, libër ky i cili ben pjese ne vellimet 21-22 te vepres “Jahreshefte des Österreichischen Archäologischen Institutes in Wien”, botuar ne Vjene ne vitin 1922.

…Ne faqet 195-196 te vepres, Praschniker, na sjell keto informacione lidhur ketij zbulimi (Fig.1) ku, kjo pllake guri gelqeror me permasat 160 cm (gjatesi) dhe 40 cm (gjeresi), u gjet ne rrenojat kishes ne Ballsh te Mallakastres ne vitin 1918. Kjo pllake, ne pjesen e siperme te saj, mbart nje mbishkrim ne gjuhen greke ku sillet epigrafia si me poshte:

Fig. 1 Pllaka e Bazilikes se Ballshit ne dy mbishkrimet, njera greke dhe tjetra latine. C. Praschniker.

….”– – – – – –
– – Μαρίασ
Βόρης ό μετο-
νομασθείς
Μιχαήλ σύν
τώ έχ θεού δε-
δομένω αύ-
τώ ἕθνει ἕ-
τους, ςτοδ’.” (C. Praschniker, Muzakhia und Malkastra, Vien, 1922)

Ne vepren e historianit, studiuesit dhe publiçistit Ilirjan Gjika, i cili duke cituar Praschnikerin dhe autorë të tjerë sillen keto informacione, ku ky tekst i shkruar në greqisht perkthehet keshtu:

Princi i Bullgarise Borisi, i cili kishte marre emrin Mihal, qe pagezuar bashke me popullin e tij nga zoti ne vitin 866” (I. Gjika, Bylisi i Ilirise dhe Apollonia e Jonit, 2010, Botimet Ymeraj, Fier, f. 35).

Pra, pllaka ne pjesen e siperme te saj mbart nje mbishkrim i cili ka lidhje me ato qe njihen si “pushtimet Bullgare” ne territorin e Mallakastres ku vet princi Boris i Bullgarise (se bashku me popullin e vet) perqafojne krishterimin dhe princi Bullgar merr emrin Mihali i Pare. Ky pagezim ne ritin bizantin se Kishes Ortodokse te Lindjes te te princit, padyshim, vjen ne nje kishe e cila eshte ajo e Shen Merise, pikerisht sepse ne mbishkrimin ne fjale sillet emri “Μαρίασ” (Maria) (edhe pse ne pjesen e siperme pllaka eshte e demtuar, aty lexohet emri i Nenes se Krishtit).

Por, sipas historianit te mesjetes dhe bizantologut Georg Ostrogorsky, princi Boris i Bullgarise, konvertohet si i krishter ne vitin 864 dhe me bekimin e Bizantit. Gjithashtu ai merr emrin Mihal pasi perandori bizantin Mihali III ishte nuni i tij kur u pagezua dhe kleri grek/bizantin nisi menjehere mbas ketij konvertimi organizimin e Kishes bullgare. (G. Ostrogorsky, Storia dell’impero bizantino, 2005, Einaudi, f. 210).

Diçka te tille e kane mbeshtetur edhe studiuesit André Vaillant dhe Michael Lascaris ne studimin e tyre me titullin La date de la conversion des Bulgares , studim ky publikuar ne vitin 1933 ne revisten Revue des ètudes slaves, V13, Nr. I, te cilet mbeshtetn pikerisht ne kete mbishkrim gjetur ne Ballsh te Mallakastres duke arritur ne nje konkuzion te tille.

Ne te vertet, perhere sipas Gjikes, mbreti Boris i Bullgarise dergoi Shen Klementin si misionar per te rritur ndikimin e Kishes Bullgare si dhe strukturave te saj, ne Oher, Devoll sikurse Gllavenice, ku kjo e fundit eshte supozuar te kete qene pikerisht Bylisi.

Sipas nje studiuesi tjeter shqiptar, Koço Zheku, Gllavenica nuk eshte tjeter perveçse Bylisi, jo vetem si nje qender e fortifikuar (castrum, shenimi im), por edhe kishtare. Gjithashtu duhet theksuar fakti se nuk kemi te dhena te tjera qe ne keto territore te Ilirise se Jugut te kishte qendra te tjera kaq te rendesishme si ne aspektin ushtarak, ashtu edhe kishtar. Nga shkrimet e Dhimiter Homatianit (Kryepeshkopit te Ohrit), gjate gjysmes se pare te shekullit XIII, ne nje pasazh te vepres se tij “Biografi e shkurter”, vlen te shkepusim kete deshmi” “Ne Gllavenice shihen te ruajtura deri ne ditet tona disa shtylla te gurta mbi te cilat jane gdhendur shkronja qe shenojne afrimin dhe bashkimin e popullit Bullgar me Krishtin” (Theofan Popa, Gllavinica e lashtë dhe Ballshi i sotëm, Studime Historike, Nr 2, 1964, f. 235-241, cfr. Jordan Ivanov, Bëllgarski Starini iz Makedonia, Sofia 1931, f. 318-319) dhe kjo deshmi historike perputhet ne menyre te pakundershtueshme me mbishkrimin gjetur ne Baziliken e Ballshit prej Praschniker. Pra, ne token e Bylineve, u konvertuan ne te krishtere edhe bullgaret me ne krye princin e tyre Boris, ku ky i fundit u pagezua me emrin Mihali I. Sigurisht, jo domosdoshmerisht princi Boris solli popullin e vet ne keto ane te Ilirise se Jugut per ta konvertuar ne besimin e krishtere, pasi Borisi i Bullgarise nuk erdhi ketu me popullin e vet, por me ushtaret e vet dhe pagezimi i tij ne emer te popullit te vet eshte bere ne menyrat e kohes, pra Prijesi konvertohej dhe detyrimisht edhe populli i vet qe jetonte gjetke do konvertohej. Nuk kemi te dhena mbetjesh te popullsive bullgare ne Mallakaster (shenimi im). Ndikimi Bullgar ne kete treve merr fund ne vitin 1018 kur Perandori bizantin Vasili II rivendos pushtetin e tij dhe diçka e tille vertetohet ne krisovulat (vulat e arta) te ketij Perandori lidhur me qendrat e rendesishme kishtare jo vetem te Gllavenices por edhe te Beratit dhe Kanines (I.Gjika, Bylisi i Ilirise dhe Apollonia e Jonit, 2010, Botimet Ymeraj, f.38, cfr. K. Bozhori, Dokumente te periudhes Bizantine per Historine e Shqiperise te shek. VII-XV, Tirane, 1978, f. 85-88).

  • Mbishkrimi dhe Normanet.

….Nje interes te veçante ne kete pllake epigrafike paraqet gjithashtu pjesa e dyte e saj. Ne qender te pllakes sillet nje kryq i gdhendur i cili eshte tipik i Normaneve, por edhe simbol i te keshtunjohurve si “kryqetare” te Kryqezatave, fushata keto te fundit qe u ndermorren kryesisht prej evropianeve perendimor dhe verior duke nisur prej shek.XI (Kryqezata e Pare i perket pikerisht vitit 1094 dhe u organizua prej Papes Urbani II) . Sipas te dhenave historike dhe duke u mbeshtetur pikerisht ne çka sjell Ana Komnena, Normanet zbarkojne ne kete territor qe ne fundin e shek. XI, pikerisht me mberritjen e Robert Guiskardit dhe ne veprimet ushtarake te viteve 1107-1108 ne rrjedhen e poshtme te Vjoses, Gllavenica jepet si nje qender e fortifikuar dhe e mbrojtur prej bizantineve (sipas Komnenes mbrohej prej Aliatit) dhe sipas studiuesit K. Zheku pershkrimet qe ben Komnena perputhen plotesisht me identifikimin e Gllavenices si Bylisi (Koço Zheku, Glavinica dhe problemi i lokalizimit te saj, Monumentet, Nr. 2, 1987, f. 101).

Mbishkrimi mbi varrin e normanit Robert Monforte (apo Monte Forte) eshte bere me 14 vargje dhe ne forme poezie dhe ky kalores norman ka qene ne sherbim te komandantit te Kryqezates se Pare, princit te Taranto dhe Antiokise, Boemondi I.

Vargjet ne latinisht si me poshte:

Hic est subpositus

   de Forti Monte Robert(us),
Corpore formosus,
prob(us) armis, vir generos(us).
Sub Duce Normanni(s)
cunctis quoq(ue) praefuit Angli(s),
Deseruit mundum
Dominique petendo sepulc(um)
Hic obiit Phoeb(o)
(i)a(m) sub Libra quater orto.
Det Roberte tib(i)
(s)ua gaudia rex para(disi). (C. Praschniker, Muzakhia und Malakastra, 1922, Ëien)

 

Te cilat jane perkthyer ne shqip si me poshte:

Ketu eshte varrosur

   Robert Monte Forti

   I hirshem ne trup

   Trim ne arme, burre bujar

   Nenduk i normaneve

   Qe ne krye dhe mbi te gjithe luftetaret e Anglise

   Ne moshen me te bukur te rinise

   Boten dhe jeten braktisi

   Per te kerkuar varrin e zotit

   Kur vdiq i ri

   Kur dielli lindi per te katerten here

   Ne yjesine e peshores

   Te dhente o Robert

   Mbreti i parajses gezimet e veta” ( Përkthimi nga Henrik Lacaj ).

Cili eshte ky komandant norman i cili vdiq ne moshe te re dhe emri i tij u shkrua ne nje epitaf gdhendur ne nje pllake guri ne Baziliken e Ballshit?

Ne te vertet, Robert Monteforte na sillet edhe ne disa dokumenta te tjere arkivore perendimore (dokumenta te cilat po i sjell per here te pare ne kete shkrim).

Ne nje veper te studiuesit dhe eruditit francez Jean Paul Migne, ne latinshit, nder te tjera sillet kjo deshmi interesante:

Buamundus, adjuvantibus Roberto de Monteforti et plurimis aliis baronibus expeditionem in imperatorem Constantinopolitanum suscipit. Mors Marci Baumundi. Antiochia a Balduino contra Sarracenos defenditur” (J, P. Migne, Patrologiae Cursus Completus: Series Latina: Sive, Bibliotheca …,, V. 188, 1855, f. 819-820) 

Perkthyer:

Boemondi, me ndihmen e Robert Monteforte dhe baroneve te tjere u pregatit ne fushaten per perandorin e Kostandinopojes. Vdis keshtu Boemondo. Balduini po mbron Antiokine kunder Saraçeneve”. ( Përkthimi nga E. Canaj)

Pra siç shohim prej ketij dokumenti, Robert Monteforte se bashku me barone te tjere (zoterinj/feudal) te tjere anglez radhiten perkrah Boemondit ne ekspediten e ketij te fundit per Kostandinopoje. Nje fakt intresant ne kete pike eshte se Monteforte ka titullin baron qe per Britanine e kohes korrispondon si “zoteri (zoterues tokash) ne sherbim te nje duke”. Ne kete pike mbishkrimi i Ballshit lidhur titullit te Robertit si “Nenduke i normaneve” gjen mbeshtetje ne tekstin sjell prej Migne.

Ndërsa ne nje dokument tjeter sjell prej studiuesit Melville Madison Bigeloë lexojme si me poshte:

Anno ab incarnatione Domini MCVII., Henricus rex proceres suos convocavit, et Rodbertum de Monteforti placitis de violata fide prupulsavit. Unde idem, quia reum se sensit, licentiam eundi Ierusalem accepit, totam que terram suam regi reliquit” ( Melville Madison Bigeloë, Placita Anglo-Normannica: laë cases from Ëilliam I to Richard I preserved in …, 1974, f.94). 

Perkthyer:

Ne vitin 1107 te misherimit te Zotit, mbreti Henrik thirri gjithe fisniket per arsyen se Robert Monteforte shkeli besimin duke refuzuar. Keshtu, ky, meqenese u ndie ne faj, mori lejen per te shkuar ne Jeruzalem dhe qe gjithe tokat e tij ia le mbretit.”( Përkthimi nga E. Canaj)

Sipas ketij dokumenti, duket qe fillimisht Robert Monteforte hezitoi te merrte pjese ne fushaten qe pregatiti mbreti Henriku I i Anglise dhe per kete gje Henriku thirri ne nje mbledhje gjithe fisniket ne vitin 1107. Me tej, sipas dokumentit, Robert Monteforte ndihet ne faj per refuzimin e pare qe beri dhe pranon, apo i jepet leja, qe te marri pjese ne fushaten drejt Jeruzalemit dhe gjithe zoterimet e tij kalojne nen varesine e mbretit Henrik.

Por dokumenti me interesant, sipas mendimit tim, eshte pikerisht kur Kryepeshkopi i Canterbury, Anselmi i Aostes (1033/34-1109) jep lajmin gjithe besimtareve ne Kishen e Canterbury per vdekjen e Robert Monteforte.

Teksti si me poshte:

Epistle 475, Ad omnes fideles Ecclesiae Christi.

Anselmus, sanctae Cantauriensis ecclesiae antistes: omnibus fidelibus Ecclesiae Christi salutem et benedictionem dei et suam.

   Notum vobis sit quod nuper mortuo Rodberto de Monteforti in via Ierusalem, …”(Franciscus Salesius Schmitt,Opera omnia, V. 3-6, 1938, f. 423)

Perkthyer:

Letra 475, Per të gjithë besimtaret e Kishës së Krishtit.

Anselmi, peshkopi i Kishës së Shenjtë te Cantauriensis: për të gjithë besimtaret e Kishës së Krishtit, përshëndetje dhe bekimin e Zotit dhe te tij.

   Ju informoj që pak kohe me pare ndodhi vdekja e Robert Montefortes, ne rrugen e Jeruzalemit,…”. ( Përkthimi nga E. Canaj)

Siç sillet ne kete dokument, lajmi i vdekjes se Robertit behet i ditur edhe ne token e tij te lindjes dhe pikerisht prej nje nder figurave kishtare te rendesishme te kohes sikurse ajo e Kryepeshkopit te Kishes se Canterbury, Anselmit nga Aosta. Prej ketij dokumenti do nenkuptonim qe edhe Robert Monteforte ka gjasa te kishte lindur ne kete pjese te Anglise se jugut ku edhe kishte zoterimet e tij.Edhe pse kjo leter e Kryepeshkopit Anselm eshte datuar si e vitit 1102, ne kete pike mendoj se duhen studime te metejshme lidhur ngjarjeve historike, pikerisht sepse sipas studiueseve te sotem Roberti duhet te kete vdekur ne 20 shtator te vitit 1108, por nuk mund te ekzistonin dy figura me te njejtin emer dhe mbiemer te cilet vdiqen rruges per ne Jeruzalem. Ndoshta data 1102 e letres ka mundesi te mos jete e sakte.

Nje element tjeter ne kete pike eshte se Robert Monteforte ka gjasa te kete patur titullin “Magister Militum”, qe do te thote se ishte nje komandant i lart ushtarak, por edhe ne kete pike duhen verifikuar keto dokumente ne se kemi te bejme me te njejten figure historike:

Magsistrum militiam Robertum de Monteforti”(Viti kur ka patur kete detyre, pra si komandant ushtarak eshte 1098).

Konkluzion.

Duke marr parasysh gjithe elementet me siper, si ata arkeologjik gjetur ne vendin tone, sikurse edhe ata historik, pa dyshim mund te arrinim ne disa konkluzione. Pike se pari: rendesia e kesaj pllake ne aspektin historik lidhur princit Bullgar Boris, i pagezuar me emrin Mihal, i cili konvertohet ne besimin e krishter se bashku me popullin e tij, eshte i vetmi element material qe verteton diça te tille dhe duke u nisur pikerisht prej ketij elementi do na lindnin disa pyetje.

  1. a) Meqenese sipas Ostrogorsky princi bullgar Boris pagezohet si i krishter dhe vet perandori Mihali III ishte nuni i tij, a do ekzistonte mundesia qe vet perandori te ket marr pjese ne cerimonine fetare te pagezimit? Ne se po, atehere do perbente nje fakt te rendesishem, pasi vet perandori Bizantin ka marr pjese ne kete cerimoni ne nje kishe e njohur si e Shen Merise ne Ballsh te Mallakastres.
  2. b) Robert Monteforte, ne te vertet, si personazh historik qe ka ekzistuar, pa dyshim qe bashkeluftetaret e tij do e varrosnin ne nje kishe dhe ne kete zone (sigurisht, ne se kemi te bejme me Gllavenicen) ajo me e mundura do ishte pikerisht Kisha e Shen Merise ne Ballsh. Por, perse bashkeluftetaret e tij zgjodhen pikerisht nje pllake guri te permasave te konsiderueshme per te gdhendur epitafin e tij?

Per mendimin tim, lidhur pyetjes me siper, jo se normanet nuk njihnin greqishten, por ky fisnik u varros me gjithe nderet qe i takonin dhe ne kujtim si dhe per bemat e tij e perqasen me nje figure tjeter historike po aq te rendesishme (edhe pse i nje periudhe tjetre). Normanet nuk shkaterruan pllaken ne memorie te princit bullgar, aspak (shkrimi ne greqisht ngeli i pacenuar dhe pjesa e siperme e pllakes eshte demtuar per arsye me teper natyrale), perkundrazi, riperdoren nje material qe ishte aty, ne ate Kishe, nje epitaf per komandantin e tyre.

Gjithesesi shpresojmë që në të ardhmen e afërt i ngelet arkeologjise te vertetoje dhe pasuroje te dhenat historike.

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.