Thesari budist në shkretëtirën e Gobit

Thesari budist në shkretëtirën e Gobit

79
SHPËRNDAJE

Në qytetin Dunhuang, 1200 milje në perëndim të Pekinit, buzë shkretëtirës Gobi, ndodhen rreth 500 shpella të mbushura me skulptura budiste dhe mbishkrime të lashta nëpër mure. Një pjesë e tyre, të cilat datojnë mes shekujve 4 dhe 14, do të paraqiten në Los Angeles më 7 maj, në një ekspozitë të quajtur ‘Shpella tempujt e Dunhuang. Këto shpella janë përdorur në të shkuarën nga udhëtarë të ndryshëm dhe tregtarë, si vende të sigurta pushimi.

Ato i përkasin një rrjeti të lashtë, i cili lidh qytetërimin kinez, me atë Indian dhe mesdhetar. Falë motit të thatë, një sasi e madhe veprash kulturore, u ruajtën të paprekura. Këto shpella, u vizituan gjatë viteve 1900 nga esplorues të shumtë indianë, japonezë, amerikanë dhe europianë, të cilët i shtuan këto vepra në koleksionet e tyre. Pavarësisht eksporteve të shumta, një pjesë e mirë e tyre kanë mbetur ende brenda shpellave. Ndërkohë për publikun, qeveria kineze i hapi për herë të parë këto shpella në vitin 1980.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.