Teze Arieles se vrare tregon momentin tragjik..

Teze Arieles se vrare tregon momentin tragjik..

257
SHPËRNDAJE

Me lot në sy, tezja e Ariela Muratit tregon se si e mori vesh lajmin e kobshëm të vrasjes, nga e bija dëshmitare. Në një intervistë për News 24 ajo thotë se e bija e ka marrë në telefon në momentin që Alidison Belulaj i ka ndaluar në rrugë tre vajzat e ka kërkuar të bisedojë me Arelën.

Tezja thotë se Belulaj është treguar i pamëshirshëm me mbesën, pavarësisht thirrjeve dhe lutjeve të saj motrës dhe kushërirës që të mos e vriste. Ajo tregon se ka shkuar vetë në morg dhe e ka parë trupin e masakruar të mbesës.

“Unë sa fola me vajzën kur ishin në shtëpi, ajo më merr në telefon vetëm 10 minuta më vonë dhe dëgjoja ulërimat: Mos na e vrisni motrën. Ishin të terrorizuara të dyja dhe s’dinin çfarë thoshin. Vajza ime thoshte do ta japim vetëm mos e vrit! Ai sa e kishte marrë kish nisur ta qëllonte. Ky e kishte kapur nga mbrapa e kishte tërhequr ,ato bërtisnin për ta lënë po ai i kishte rëndë me plumb në këmbë ua kishte drejtuar edhe atyre armën… Arielën e pashë vetë në morg, nuk di ç’t’jua them si e kishte bërë, pjesën e pasme të kokës nuk ma treguan”,- thotë Nadire Lushi.

Tezja e Arielës ka shtuar se edhe pse tre vajzat kishin kërkuar ndihmë, më momentin kur ndodhi ngjarja, askush nuk i është përgjigjur thirrjeve të tyre.

“Gocat kishin marrë në telefon 112 se ishin paralajmëruar se ai kishte ardhur me mendje të keqe në Tiranë. Po iknin në polici. Veshëm të dyja xhiboks të zi dhe do iknim në polici, më tha vajza”, shtoi ajo.

Sipas saj, ishte një vajzë që nuk kishte ndërmend të krijonte një lidhje dashurore, duke hedhur edhe një herë poshtë mundësinë se dy të rinjtë frekuentoheshin. “Teze unë dua të studioj, dua të jem dikushi“,- mësohet t’i kishte thënë mbesa pak kohë më parë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.