Tempujt e lashtë dhe familjet besnike të tyre

Tempujt e lashtë dhe familjet besnike të tyre

132
SHPËRNDAJE

Çdo ditë një pjestar i familjes Guo shkon në tempullin e lashtë Huishan, në qytezën Wuxi në provincën lindore kineze Jiangsu. Ai ka për detyrë të pastrojë tempullin të ndezë ndriçuesit, qirinjtë dhe të presë vizitorët.

Gjatë vizitave të tyre në tempullin e lashtë anëtarë të 4 brezave të familjeve vijnë këtu dhe kryejnë ritin e lutjes dhe nderimit me respekt për të parët e tyre. Madje ata thonë me zë moton e familjes së tyre “Mëso ditë e natë, largo të keqen dhe plogështinë !” Riti familjar vazhdon me shpërndarjen e ëmbëlsirave me fruta të përgatitura për vizitorë të tjerë të tempullit, Anëtari i kësaj familjes Guo tregon se ata bashkërisht e vizitojnë tempullin me raste ditëlindjesh, dasmash apo ngjarjesh të tjera të rëndësishme familjare, sikur duan të marrin bekim në këtë vend të shenjtë.

Vitin e kaluar më shumë se 200 anëtarë të familjeve të zones të lidhura me këtë tempull u mblodhën këtu për të festuar 100 vjetorin e lindjes së njerit prej anëtarëve më të moshuar zotit Guo Pugen.

118 tempujt e Huishanit

Qyteza me një sipërfaqe prej 0.3 km katrorë shtrihet buzë Kodrës Huishan dhe konsiderohet si një vend me ndikim të lartë të feng shuit që në kohët e lashta. Sipas sistemit të lashtë kinez të harmonisë dhe mjedisin që të rrethon, njerëzit që jetojnë apo janë varrosur në këtë zone janë të bekuar me paqe, harmoni dhe fat të mirë, që e përcjellin dhe tek pasardhësit e tyre.

Përgjatë kanalit Pekin-Hangzhou ndodhet shumë tempuj të lashtë, me madhësi të ndryshme por dhe stil arkitekturor apo kohë ndërtimi të ndryshme.

Tempulli më i madh i kësaj zone është Tempulli i Kopshtit Jichang, i cili ze një sipërfaqe prej 9 mijë metrash katrorë, i cili është një ndër më të vizituarit në vend .

Shumica e tempujve të kësaj zone janë ndërtuar sipas parimeve arkitekturore tradicionale kineze. Ndërsa të tjerë tempuj të ndërtuar në vitet e mëvonshme si ai kushtuar biznesmenit të njohur Yang Oufang, dallon për ndikimin e tij perëndimor në strukturën arkitekturore.

Tempulli më i lashtë daton dinastinë Han (206 BC-AD 220), i ndërtuar në nderim të një perandori, i cili kontribuoi për dhënien fund të përmbytjeve të shpeshta në zone.

Specialisti i studimeve kulturore Li Wenyang thotë se vizitorët e këtyre sallave të lashta të tempullit mësojnë rreth historisë së Kinës por dhe traditës së lashtë kulturore të saj. Ai ka shkruar një libër për 138 figura të shquara të përkujtuara në të 118 tempujt e kësaj zone.

Studjuesi Li thotë se në Wuxi ndodhet 20 lloje tempujsh të lashtë, përjashtuar ata të tipit perandorak. Këto tempuj përkujtojnë figura të shquara që nga lashtësia, që kanë kontribuar në jetën e vendit.

Në Hefei, kryeqendra e provincës lindore Anhui, Xu Chun dhe anëtarë të tjerë të klanit kanë bërë përgatitjet e duhura në tempull, kur ishte Qingming, diuta e përkujtimit të të vdekurve. Ai tregon se në klanin familjar ndahen detyrat që duhen kryer gjatë ceremonive në tempull. Përshembull njeri prej anëtarëve ka për detyrë të njoftojë të gjithë të afërmit për ditën dhe orën e takimit në tempull, ndërsa të tjerët merren me pastrim., gatim apo zbukurim të ambjentit. Xu thotë se të gjitha këto punë kryhen me vullnetarizëm në tempullin Leima të distriktit Shushan në Hefei.

Kjo familje ka kontriburar financiarisht në vitin 2008 për rinovimin e tempullit, i cili për shkak të lashtësisë ka pësuar dhe dëmtime ndër vite. Leima, dikur ishte një qytezë me 10 mijë banorë, ndër të cilët 3 mijë i përkasin familjes Xu, ndërsa pjesa tjetër familjeve Zhou dhe Gu.

Tempulli Xu u ndërtua në vitin 1547 por ka pësuar dëmtime gjatë pushtimit japonez të vendit në vitet 1937-45. Xu Jincai tregon se pas çdo dëmtimi familja e tij është kujdesur për ta riparuar atë.

Madje këto vite kjo familje e ka dhënë me qira një pjesë të tempullit për të mbuluar shpenzimet e riparimeve të tij. Por pjesa më e madhe e shpenzimeve prej 450 mijë juan për ristrukturimin e tempullit të lashtë janë kryer nga pjestarët e shumtë të familjes Xu. Kur njeri nga anëtarët e familjes klan të tempullit ndërron jetë një pllakatë me emrin e tij vendoset në tempull. Në tempull ka disa pllakata të tilla që nga të parët e fisit. Por urbanizimi i shpejtë i vendit i ka larguar disa nga anëtarët e familjes së madhe dhe kështu bëhet e vështirë ruajtja e traditës. Tempulli i lashtë i familjesh Xu është listuar në monumentet e mbrojtura nga shteti, çka I jep një ndihmë të madhe për ruajtjen e tij.

Mbi 10 tempuj në Huishan janë pjesë e kësaj listed he specialistët e kulturës dhe autoritetet vendore po përpiqen që kjo qytezë tempujsh të bëhet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.