Robert Guiskardi, Boemundi dhe normanë të tjerë.

Robert Guiskardi, Boemundi dhe normanë të tjerë.

799
SHPËRNDAJE

Ilirjan Gjika

1 Normanë janë quajtur vikingët që u vendosën në Francën e veriut në vitin 911, kur princi i tyre, Rolf, mori leje nga mbreti francez Sharli ‘’i thjeshtë’’, për të banuar në grykëderdhjen e lumit Sena (Vikingët. Tiranë 1990. fq 21). Emri norman nuk ishte veçse përkthimi i fjalës angleze nord-man, që do të thotë njerëz të veriut. Si vasalë të mbretit të Francës, normanët krijuan Dukatin e Normandisë, pranuan krishtërimin dhe me anë të lidhjeve martesore u përzjenë me francezët.

Megjithatë ata ruajtën karakterin e luftëtarëve vikingë dhe ambicjet për pushtime. Treguesi më i qartë i këtij tipari do të shihej tek veprimtaria e dy pinjollëve më tipikë të kësaj rrace, Vilhelm Pushtuesit dhe Robert Guiskardit. Vilhelmi që trashëgoi nga i ati titullin, ju premtua froni i Anglisë nga vetë mbreti Eduard ‘’rrëfyesi’’, për ta mmarrë atë pas vdekjes së këtij të fundit. Por, kur Eduardi vdiq në vitin 1066, froni anglez u uzurpua nga Haroldi, konti i Ueseksit. Kjo gjë bëri që Vilhelmi, duke u bazuar tek testament i Eduartit, të zbarkonte në Angli. Pasi e theu Haroldin në betejën e Hastingut ai pushtoi gjithë vendin duke marrë edhe epitetin ‘’pushtuesi’’. Zhvillimi i ngjarjeve vijoi me hyrjen e Vilhelmit në Londër ku u shpall Mbret i Anglisë në 25 dhjetor 1066. Me ëndrrën dhe ambicjen për të krijuar një mbretëri si Vilhelmi edhe Robert Guiskardi (dinaku), shfrytëzoi konfliktin që kishte Papa i Romës me Bizantin në Italinë e jugut. Megjithëse prania normane këtu nisi fare rastësisht.

Do të ishin veçse 40 kalorës normanë që ktheheshin nga Jeruzalemi, ku kishin qënë për pelegrinazh, të cilët fare papritur shpëtuan në vitin 1016, Salernon, të rrethuar nga arabët saraçenëne (Karl Grinberg. Historia Botërore dhe Qytetërimi. Vëll IV. Tiranë 2004. fq 111 ). Më pas do të ishte Gjergj Maniaku, strategu bizantin i Italisë së jugut, i cili i ftoi ata si mercenarë për të dëbuar arabët nga Siçilia (Jean Richard. La grande storia delle crociate. vol I. fq 73). Por këta mercenarë u zhvendosën në një masë të madhe nga Normandia për në jug të Italisë, duke krijuar disa koloni ushtarake. Shumë shpejt normanët u shdërruan nga mercenarë në pushtues.3c6d478b2ee7d4c1c61b2104146b1d2b_M

I tillë ishte edhe Robert Guiskardi themelues i dinastisë normane Altavila. Në krye të një force ushtarake ai zbarkoi në Itali dhe në vitin 1071 e theu Bizantin, duke e dëbuar përfundimisht nga ky territor. Pas kësaj fitore, Roberti, u shpall sundimtar i zotërimeve të Italisë së jugut, me titullin Duka i Apuljes. Por cili ishte ky personazh aq i lakuar edhe në Historinë e Shqipërisë? Ai nuk ishte tjetër veçse një kalorës tipik norman, një njeri ambicioz dhe energjik, i cili jetoi në vitet 1013-1085. Roberti ishte njëhkohësisht edhe një nga srategët e mëdhenj të kohës së tij. Historiania bizantine Ana Komneni, e quajti atë: ‘’ Një luftëtar të madh ‘’. Gjatë veprimtarisë së tij ushtarake ai mundi perandorin bizantin Aleksin e I-rë Komnen dhe më pas perandorin gjerman Henriku I IV-t, të cilin e dëboi nga Roma në vitin 1084.

Me idenë për ta shtrirë shtetin e tij të ri drejt Lindjes, ku synonte Kostandinopolisin, Roberti ju drejtua fillimisht brigjeve shqiptare, së bashku me të vëllanë tjetër, Roxherin. Në këtë fushatë një rol të rëndësishëm do të luante edhe i biri, Boemundi, një tjetër personazh i famshëm i Kryqëzatës së parë. Si pretekst i fushatës antibizantine shërbeu fejesa e vajzës së Robertit, Helenës, me Kostandinin, të birin e perandorit bizantin Mihal VII-të Dukas (1071-1078). Mihali u rrëzua nga froni në vitin 1078 nga Aleks Komneni dhe familja e tij, përfshirë edhe normanen Helenë, u burgos në Kostandinopolis. Në këto kushte Roberti shfrytëzoi rrethanat dhe i shpalli luftë Bizantit, për tu hakmarrë ndaj fyerjes që ju bë së bijëj, si dhe për të rivendosur në fron krushkun. Në këtë fushatë ai angazhoi 30 000 ushtarë dhe një flotë prej 150 anijesh (Zh. K. Faverial. Historia e Shqipërë. Tiranë 2004. fq 180).

download (15)Në vijim të kësaj fushate, Boemundi zbarkoi nga Pulja në Vlorë dhe pas saj pushtoi me radhë Kaninën, Orikun, Butrintin dhe Gllavinicën (Bylisin). Ndërsa pjesa tjetër e flotës nën drejtimin e Robertit u nis nga Brindizi dhe u taku në Butrint me trupat e Boemundit. Që këtu këmbësoria nën drejtimin e Boemundit dhe Flota nën drejtimin e Robertit, u nisën drejt Durrësit, bastionit kyesor të Bizantit në Adriatikun lindor. Gjatë rrugës pranë kepit të Gjuhëzës në Karaburun, Flota normane u godit nga stuhia dhe nëpërmjet Vjosës u strehua në Gllavinicë, ku u bashkua me pjesën tjetër të ushtrisë. Pas disa ditësh qëndrimi nisi edhe fushata ndaj Durrësit (Ana Comnena. Alexias. Vol II. Bonae 1839. fq 180-200).

Ky qytet konsiderohej për bizantin aq i rëndësishëm, saqë të gjith strategët që kishin qënë në krye të tij ishin njerëz me lidhje të afërta farefisnore me perandorin Aleks Komnen, thekson autorja angleze Averil Kameron, tek libri i saj: ‘’Bizantinët’’. Normanët e rrethuan qytetin i cili mbrohej nga një garnizon i drejtuar nga duka Gjergj Paleologu, i cili refuzoi ofertën e dorëzimit të Durrësit tek Roberti. Përpara nisjes së sulmit norman, në ndihmë të Durrësit erdhi një flotë venedikase prej 59 anijesh e drejtuar nga vetë dozhi Domeniko Silvio ( R. Cessi. Storia della republika di Venezia. Vol I. Milano 1946. fq 122. ). Përpara Durrësit, fillimisht u zhvillua beteja midis dy flotave, ku venedikasit e thyen flotën normane.

Megjithë humbjen rrethimi mbi qytetin vazhdoi, ndërsa Bizanti i ndërgjegjshëm për rëndësinë e këtij qyteti, dërgoi kundër nornanëve një ushtri të konsiderueshme prej 70 000 trupash. Por, meqënëse ajo nuk arriti të bënte diferencën, vetë perandori Aleks Komneni u nis nga Kostandinopolisi me trupa të tjera. Sipas historianes Ana Komneni, vajxës së Aleksit, e cila shkroi për luftërat e të atit librin historik: ‘’Aleksiada’’, perandori Aleks sapo mbërriti në Durrës thirri këshillin e luftës, për të përpunuar planin e ndeshjes me Robertin. Në debatet e zhvilluara midis strategëve, duka Gjergj Paleologu u shpreh kundër ndeshjes me normanët dhe propozoi një strategji mbrojtëse, ndërsa komandantët e tjerë të Aleksit si: Kostandin Porfirogjeneti, Niqifor Sanadino, Leon dhe Niqifor Diogjeni, këmbëngulën që Robertit ti ofrohej një betejë e hapur, jashtë mureve të Durrësit. I nxitur nga ky grup dhe nga ideja e një triumfi të shpejtë, perandori Aleks Komneni e pranoi këtë plan.

images (16)Beteja midis dy ushtrive u zhvillua në 18 tetor 1081, pranë Durrësit, ku Robert Guiskardi, e theu ushtrinë bizantine duke kapur si trofe edhe çadrën perandorake. Kalorësia e rëndë normane i theu vijat e mbrojtjes bizantine, duke siguruar fitoren qysh në fillim të betejës. Ajo që mbeti nga ushtria e shpartalluar mbërriti së bashku me perandorin në Ohër, nëpërmjet rrugës Egnatia. Që këtu Perandori urdhëroi që Durrësi të vazhdonte të mbrohej dhe komandën ja besoi komandantit shqiptar të Arbanonit, në vend të Gjergj Paleologut, i cili pas disfatës së ushtrisë bizantine nuk mundi të kthehej në Durrës ( Historia e Popullit Shqiptar. Vëll I. Tiranë 2002. fq 225 ). Pas suksesit të drejtëpërdrejtë mbi Aleks Komnenin, Robert Guiskardi e shtrëngoi rrethimin ndaj qytetit, brenda të cilit tashmë ishte prishur raporti i forcave.

Pas betejës, në Durrës kontrollin e qytetit e morën kolonistët e Amalfit dhe Venecias, që jetonin këtu, të cilët ja dorëzuan qytetin Robertit. Në 8 shkurt 1082 Roberti u fut në Durrës duke u bërë zot i tij. Por ndryshimi i politikës ndërkombëtare bëri që ai të mos qëndronte gjatë këtu. Sulmi që perandori gjerman Henriku IV-t, aleat i Bizantit të ndërmerrte mbi Romën, bëri që Roberti pasi la në Durrës si mëkëmbës Boemundin, të zhvendosej me pjesën më të madhe të trupave në Itali. Ndërkohë që Roberti thyente dhe dëbonte nga Roma Henrikun e IV-t, Aleks Komneni përfitoi nga situata. Ai shfrytëzoi revoltën e ushtarëve normanë që nuk ishin paguar dhe nisi sulmin ndaj Boemundit. Duke kombinuar veprimet ushtarake me paratë, Aleksi arriti ta rimerrte Durrësin Ashtu siç e thekson edhe Faveriali në librin e tij: ‘’Historia e Shqipërisë’’ se ‘’këto lajme të këqia e trishtuan Robertin por nuk e dekurajuan atë’’. Në krye të trupave të reja ai u nis përsëri në Shqipëri.

Në vitin 1084 strategu I paepur norman erdhi përsëri për të rimarrë territoret e pushtuara në fushayën e parë, si dhe për tu hakmarrë për humbjen e Durrësit. Me një ushtri të fuqishme dhe të stërvitur në luftërat me bizantinët dhe gjermanët, ai zbarkoi menjëherë në Vlorë, i shoqëruar përsëri nga Roxheri dhe Boemundi ( A. Comnena. Alexias. Vol I. Lib VI. 5. fq 193-197). Pasi la aty një garnizon ushtarak, Roberti e drejtoi ushtrinë drejt Durrësit dhe Butrintit, të cilat i rimori shumë shpejt. Më pas në Butrint u përqëndruan forcat kryesore të normanëve, ku flota dhe këmbësoria nisën pregatitjet për fushatën e re kundër Korfuzit dhe ishujve jonianë. Sipas kronistit norman Gulielmit të Apuljes, flota normane e përbërë prej 120 anijesh theu pranë ishullit të Qefalonisë, flotat e bashkuara veneto-bizantine.

Por fati këtë radhë do të ishte në anën e Bizantit, sepse ushtria normane u përfshi nga një epidemic murtaje, në mënyrë të papritur nga e cila vdiq edhe Robert Guiskardi, pikërisht një ditë pas fitores. Duke përfituar nga kjo ngjarje, perandori bizantin Aleksi Komnen i sulmoi normanët përgjatë gjithë bregdetit, duke i dëbuar ata përsëri nga Shqipëria. Kështu përfundoi aventura e fundit ushtarake e Robert Guiskardit, të cilit bashkëkohësit i kishin vendosur edhe epitetin ‘’dinaku’’. 2 Boemundi ishte djali i madh i Robert Guiskardit dhe mbante titullin Princ i Tarentit. Ai njihej nga miqtë e afërt me pseudonimin ‘’Sanisko’’ dhe ishte padyshim një ushtarak guximtar dhe i talentuar. Ana Komneni theksonte se ‘’fama e tij ishte e tillë, sa që i tmerronte të gjithë ata që e kishin përballë’’. Ndërsa Karl Grimberg e përshkruan si: ‘’një personazh bjond, me trup të fuqishëm, që nga ambicja dhe dinakëria nuk binte aspak poshtë nga babai i famshëm ( K. Grinberg. Historia dhe Qytetërimi. fq 182 ). B

oemundi mori pjesë në të gjitha fushatat e të atit, Robertit. Pas vdekjes së tij ai u shpall trashëgimtar i zotërimeve normane të Italisë së jugut, duke vazhduar politikën e pushtimeve që synonin kurorën perandorake të Bizantit. Por Boemundi mori pjesë aktive edhe në Kryqëzatën e përë. Emri i tij renditej krahas kalorësve më të shquar të Perëndimit si: Godfrid Buljonit, Rajmondit të Tuluzës, Bonifacit të Monferratos, Robertit të Normandisë, etj (G. Ostrogorski. Histori e Bizantit. Tiranë 1997. fq 258). Ashtu siç kishte vepruar edhe herë të tjera, Boemundi i shoqëruar nga kushëriri, konti Tankred, i quajtur ndryshe edhe ‘’Akili’’ i kryqëzatës ( K. Grinberg. fq 182 ), kaluan së bashku Otranton dhe zbarkuan në jug të gjirit të Vlorës, në vendin e quajrur Kaballon, ndoshta pranë Tragjasit të sotëm.

Ana Komneni nuk e ekzagjeron kur thotë se: ‘’ushtria e tij në numër ja kalonte çdo ushtrie tjetër të kryqtarëve’’, (Alex. Lib X.8. fq 81-85). Këtë fakt e përforcon edhe Karl Grimberg, kur thotë se: ‘’Normandia dhe jugu i Italisë do të ofronte një numër të madh luftëtarësh, saqë, shumë shpejt, kryqëzata do të merrte karakterin e një ekspedite të vikingëve të krishterë’’ ( Historia dhe Qytetërimi. fq 182 ). Prej këtu ai mbërriti në Vlorë dhe nëpërmjet degës jugore të rrugës Egnatia, që në mesjetë quhej rruga mbretërore, u nis drejt Kostandinopolosit. Udhëtimi i Boemundit, ashtu si dhe ai i kryqtarëve të tjerë, që kaluan nëpër Shqipëri, u ndoq me shqetësim nga perandori bizantin Aleksi i I-rë Komnen, i cili u kujdes që të mos konfrontohej me forcat kryqtare të Perëndimit. Fillimisht ai i bindi krerët që kundrejt ndihmës në paisje ushtarake dhe ushqime, ti jepnin atij besnikërinë dhe ti dorëzonin territoret e pushtuara ( G. Ostrogorski. Histori e Bizantit, fq 258-259). Me shumë diplomaci Aleksi nxitoi ti përcillte ata drejt Jeruzalemit. Në vtin 1097 kryqëtarët i morën turqve selxhukë Nikenë dhe sipas marrveshjes ja dorëzuan atë Bizantit. Po këtë vit erdhi suksesi i dytë, kur u pushtua Antiokia, kryeqëndra e Sirisë, e cila i duhej dorëzuar Bizantit. Por një gjë e tillë nuk ndodhi sepse në krye të saj u vendos armiku i vjetër i Aleksit, Boemundi i Tarentit, i cili themeloi Principatën e Antiokisë, duke nisur në historinë e kryqëzatave, dominimin e Sirisë franke në vitet 1098-1107.

Duke qëndruar në krye të saj, Boemundi nisi në vitin 1099 luftërat kundër Bizantit dhe selxhukëve. Nuk kaloi shumë kohë dhe në gusht të vitit 1100 strategu norman kapet rob nga emiri selxhuk Maliq Gaziu (Jean Richard. La grande storia delle crociate. Vol I. Roma 1999. fq 208). Pasi u lirua në sajë të një shpërblimi të ‘’majmë’’ (Ostrogorski. fq 260), Boemundi u rikthye përsëri në krye të principatës së Antiokisë. Por tashmë situata politike kishte ndryshuar dhe me humbjen e mbështetjes ushtarake të kryqtarëve, ai nuk mund të luftonte njëhkohësisht në dy fronte, kunder Bizantit dhe turqve selxhukë. I ndodhur në këto kushte, Boemundi vendosi të kthehej në Itali. Ai ja la principatën Tankredit dhe vete mori rrugën e kthimit, duke ‘’sajuar’’ një tjetër episod të paimagjinushëm në tërheqjen ushtarake, të cilën historiani bizantin Joan Zonara, pa e fshehur urrejtjen për të, e quan në veprën e tij ‘’Shkurtore të Historisë’’, ‘’I vdekuri që binte erë’’.

Për të patur një kthim pa probleme dhe të shpejtë, Boemundi luajti rolin e të vdekurit dhe u fut në një arkivol të sajuar enkas ‘’me brima’’ për të bërë të mundur ajrosjen ( Faverial. fq 187 ).Me këtë rreng ai kaloi pa problemin më të vogël territoret e Bizantit, duke mbërritur në Itali, për të rinisur një fushatë të re. Menjëhëre pas mbërritjes ai i kërkoi ndihmë papës dhe mbretit të Francës, se i nevojitej një ushtri kryqtare për të luftuar kundër Bizantit dhe selxhukëve. Me mbështetjen e Papës ai realizoi një aleancë me mbretin e Francës, duke u martuar me Kostancën, të bijën e mbretit Filip I-rë. Ushtria që Boemundi grumbulloi në Francë dhe Itali u nis nga Bari dhe zbarkoi në Vlorë në 9 tetor 1107 ( J. Richard. fq 213 ) dhe që aty ju drejtua përsëri Durrësit, fushatën ndaj të cilit Ana Komneni na e përshkruan kështu: ‘’ Vlora, Jeriho (Oriku) dhe Kanina Patën si mbrojtës vigjilent Mihail Kekaumenin, kurse Petrela Aleksandër Kabasilën, njeri i gatshëm me ushtarë e këmbësorë të përzier… Dibrën e mbronte me nje forcë të konsiderueshme Leon Nikeriti’’.

Eustath Kamicit perandori i ngarkoi të mbronte ngushticat në Arbanon, ndërsa Aliati, që ruante Gllavinicën me trupa të zgjedhura, zbriti në fushë për luftë, ose për të vëzhguar ndonjë pozicion në ndonjë vend. Dhe papritur e takojnë atë disa burra keltë (normanë), trima dhe të mbrojtur nga koka në këmbë, të cilët u ndanë në dy pjesë….”. Ndërsa për luftimet e mëtejshme midis ushtrive normane dhe bizantine, kur epërsia kaloi nga ana e Bizantit, A. Komneni pohon se: “Boemundi e shikonte gjendjen shumë të rëndë pasi goditej edhe nga deti edhe nga toka, kështu ai shkëputi një ushtri të mjaftueshme dhe e dërgoi në qytetet që ndodheshin nga ana e Vlorës, Jerihos dhe Kaninës, të cilat i plaçkiti.

Por edhe Kantakuzeni (komandanti bizantin) nuk neglizhonte. Ai dërgoi kundër normanëve Beroitin me një ushtri të aftë për luftë. Beroiti i zuri ata në befasi dhe i shkatërroi anijet e Boemundit, duke i djegur ato. Dhe kur normanët e lodhur u shtrinë buzë Vjosës për të pushuar pak, Kantakuzeni i gjeti në të gdhirë të ditës dhe i sulmoi përnjeherësh, duke zënë prej tyre shumë robër. Të gjithë kontët (robërit) i përcolli tek perandori, ndërsa vet u ngjit në Tomor” ( Burime Tregimtare Bizantine për Historinë e Shqipërisë shek X-XV-të. Tiranë 1975. fq 120-124 ). Gjatë fushatës së Boemundit në Gllavinicë, vdiq edhe ushtaraku norman, nënduka Robert Monfort, ose Roberti i Vieux-Pontit, i cili erdhi nga Anglia për tu bashkuar me Boemundin. Në vitin 1918, arkeologu austriak Kamilo Prashniker zbuloi pllaken e gurit të varrit të tij, mbi të cilin kopjoi epitafin që e publikoi në veprën e tij “Myzeqeja dhe Mallakastra”, botuar në Vjenë në vitin 1922. Mbishkrimi mbi varrin e kalorësit Robert është bërë me 14 vargje në formë poezie. Roberti ka vdekur në Gllavinicë në 20 shtator 1108, i vrarë në ngjarjet e përshkruara më sipër. Për varrin e tij është përdorur pllaka në të cilën më parë ishte shkruar dikur mbishkrimi në greqisht që, dëshmonte shndërrimin e mbretit të Bullgarisë Boris dhe popullit të tij ne fenë kristiane.

Gurgdhëndësi norman që realizoi epitafin e varrit të nëndukes Robert, nuk dinte greqisht. Ai pa ditur se ç’kuptim kishte mbishkrimi i parë, me shpejtesi shkruajti keto vargje. Këtu është varrosur Robert Monte Forti I hirshem në trup Trim në armë, burrë bujar Nënduk i normanëve Që në krye dhe mbi të gjithë luftëtarët e Anglisë Në moshën më të bukur të rinisë Botën dhe jetën e braktisi Për të kërkuar varrin e zotit Këtu vdiq i ri Kur dielli lindi për të katërtën herë Në yjësinë e peshores Të dhëntë o Robert Mbreti i parajsës gëzimet e veta I ndodhur në kushte të vështira Boemundi i kërkoi paqe Bizantit.

Traktati i paqes u nënshkrua në Kolonjë. Sipas tij, Boemundi kthehej në një vasal të Aleksit të I-rë Komnen, duke marrë përsipër të gjitha detyrimet ( Joan Zonara. Shkurtore të Historisë. Vëll IV. Lib XVIII. fq 237-238 ). Ai do ti dorëzonte Bizantit, Kilikinë dhe Laodikenë, por do të mbante si zotërim Antiokinë. Pas kësaj ngjarje emri I tij nuk do të përmendet më në analet e historisë, ndërsa normanët do të dominojnë edhe për 80 vjet të tjera historinë politike të Italisë së jugut.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.