Krijohet rrjeti ndërkombëtar i Historianëve pa Kufij

Krijohet rrjeti ndërkombëtar i Historianëve pa Kufij

68
SHPËRNDAJE

Në qytetin e Helsinkit, u themelua sot rrjeti i Historianëve pa Kufij, në përfundim të një konference ndërkombëtare me tematikë “Historians without Borders: The Use and Abuse of History in Conflicts” (Historianë pa Kufij: Përdorimi dhe Abuizimi me Historinë në Konflikte), raportoi korespondentja e ATSH, Lili Verdha.

Në përfundimt të kësaj konference u përzgjodh një bord ndërkombëtare prej gjashtë anëtarësh.

Vasu Gounden, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Afrikane për Zgjidhje Konstruktive të Konflikteve.

Sergei Zhuravlev, drejtues kërkimor në Institutin e Hisorisë së Rusisë në Akademinë Ruse të Shkencave.

Jan C. Behrends, shefi i rrjetit të studimit të “Dhunës Fizike në Socializmin e Vonët” në Qendrën e Historisë Bashkohore (ZZF) në Potsdam dhe jep mësim Historinë e Evropës Lindore në Universitetin Humbolt në Berlin.

Ky rrjet do të krijojë një grup historianësh që do të shërbejnë si studiues dhe ekspertë të pavarur që do të punojnë në komisione, grupe pune dhe organizime të tjera për të ndihmuar në ngritjen e besimit, ndërmjetësimit dhe zgjidhjen e konflikteve. Rrjeti do të promovojë dhe angazhohet gjithashtu në studime të pavarura ndërkufitare të konflikteve historike.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.