Kisha Ortodokse Shqiptare, një Histori Politike 1878-1937

Kisha Ortodokse Shqiptare, një Histori Politike 1878-1937

45
SHPËRNDAJE

Studjuesi dhe gazetari Ardit Bido ka botuar librin e tij “Kisha Ortodokse Shqiptare, një Histori Politike 1878-1937” me parathënie nga Prof.Dr. Ferit Duka.

Ky është një botim i nisur 3 vite më parë dhe bazohet në arkivat shqiptare dhe në arkivat greke. Libri është promovuar para publikut, ku autori Ardit Bido ka vënë theksin tek historia e Kishës Ortodokse dhe ndërhyrjet e shpeshta që ka bërë shteti grek.

“Libri trajton një histori deri në vitin 1937, mirëpo në të do të shohim se ka shumë përafërsi të së djeshmes dhe të së sotmes. Do të shohim në këtë libër se si Greqia tentonte që të fuste njerëzit e saj në Sinodin e Shenjtë të Kishës, sidomos për dy qarqet Gjirokastër dhe Korçë. Do të shohim se si tentonte të krijone një gjyq kishtar me shumicë të emëruar nga patriakana, që fatëkeqësisht u realizua vetëm para një muaji. Se si kur ndodhnin histori patriotizmi shqiptare, reagimi i parë i shtetit grek ishte mbyllja e kufijëve, siç na ndodhi 3 vite më parë në Përmet. Se si tentonte që të hapte sa më shumë shkolla greke, nën maskën e kishës ç’ka fatkeqësisht mund të them se ndodhen sot. Se si drejtuesit kishtar të huaj pretendonin, shtireshin se nuk dinin të flisnin dhe të predikonin në shqip. Se si tentonte të fuste përçarje ortodokse shteti grek mes komuniteteve fetare, por që në të gjitha rastet nuk ja arriti ta realizonte dot, falë një pune atdhetare të drejtuesve politik ortodoks të asaj kohe, si Koço Kota, Pandeli Evangjeli e të tjerë me radhë dhe falë klerikëve të asaj kohe”, u shpreh autori Bido.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.