Jerusalemi u përket të gjithë besimtarëve

Jerusalemi u përket të gjithë besimtarëve

48
SHPËRNDAJE

Shefi i diplomacisë franceze, Jean-Marc Ayrault në një deklaratë që bëri të martën mbi votën e Francës për një rezolutë të UNESCO-s tha se vendi i tij është i interesuar në mbrojtjen e statu quo-s për vendet e shenjta në Jerusalem.

Franca është e interesuar në mbrojtjen e statu quo-s për vendet e shenjta në Jerusalem, një qytet që u përket të gjithë besimtarëve, ritheksoi të martën kreu u diplomacisë franceze, Jean-Marc Ayrault, i pyetur rreth votës nga ana e Francës të një rezolute të UNESCO-s, që ka ngjallur pakënaqësinë e Izraelit.

“Qëndrimi i Francës mbi çështjen e Jerusalemit është i qartë dhe i pandryshueshëm. Në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe adhurimit të Jerusalemit, qytetit më të rëndësishëm për tre fetë kryesore monoteiste që i përket njësoj të gjithë besimtarëve, hebrenjve, të krishterëve dhe myslimanëve”, deklaroi ministri përpara deputetëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.