Antarktida

Antarktida

82
SHPËRNDAJE

Më 1929 historianët zbuluan  hartën ‘Piri Reis’, një hartë kjo e zhdukur prej shekujsh. Harta është një nga kartografitë më të sakta të asaj kohe. Ajo është vizatuar më 1513 dhe e bazuar në burime shumë të vjetra. Thuhet se harta është shumë e saktë, pasi në të ka vizatime të detajuara të Antarktidës 300 vite para se kontinenti të zbulohej zyrtarisht. Faktet kanë treguar se kjo hartë nuk është e vetmja që e përshkruante në mënyrë të detajuar Antarktidën deri para zbulimit zyrtar të saj më 1821.
Harta “Oronce Fine” e publikuar më 1531 e përshkruante gjithashtu. Intrigues është fakti se kjo hartë përfshin lumenj dhe liqene për të cilat imazhet satelitore kanë konfirmuar se ekzistojnë. Por këtu lind pyetja. Si ishte e mundur që këto harta t’i dinin këto detaje, nëse këmba e njeriut nuk kishte shkelur në Antarktidë deri në shekullin e 19-të? Sipas profesorit Charles Hapgood, Antarktida ishte shtëpi e një civilizimi të lashtë. Banorët e Antarktidës u zhdukën kur një katastrofë natyrore e transformoi qytetin në një terren të akullt që e dominon tokën e saj sot.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.