1941 – Plava dhe Gucia

1941 – Plava dhe Gucia

1010
SHPËRNDAJE

Plava dhe Gucia Autoriteteve të Larta.

Përfaqësuesit e popullit të Plavës dhe Gucisë i drejtojnë Mëkëmbësit të Përgjithsëm, Kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe Kryetarit të Këshillit të Epërm Korporativ Fashist telegramin e mëposhtëm:

“Të nënshkruarit, të ngarkuar nga populli i Plavës dhe Gucisë, marrim lejen Tuaj t’ju vëmë në dukje sa vijon:

Na është kumtuar urdhri i Komisariatit të Lartë të Cetinës në bazë të së cilit vendet tona janë administrativisht të varura nga qendra në Andrievicë. Si është e njohur populli i kësaj krahine përbëhet nga shqiptarë të pastër, me tradita dhe doke gjithmonë i lidhur me Pejën, ndërsa me Malin e Zi nuk ka pasur as lidhjen më të vogël as traditash dhe as dokesh.  Që prej kohëve më të largëta ky popull ka kundërshtuar me armë bashkimin e tij me Malin e Zi, duke vaditur me gjakun e tij çdo pëllëmbë të territorit. Ne e vlerësojmë si padrejtësi aplikimin e urdhrit të Komisariatit dhe gjykojmë se një urdhër i tillë është në kundërshtim me parimet e drejtësisë Fashiste.

Për këto bëjmë apel duke kërkuar bashkimin e tokave tona me Shqipërinë e lirë dhe bashkimin administrativ me Pejën ose me Shkodrën.

Shpresojmë që Shkelqesia Juaj do ta marrin në konsideratë këtë apel të popullit të Plavës dhe Gucisë duke mënjanuar kështu gjakderdhje midis këtij populli dhe malazezëve,  sepse është absolutisht e pamundur një bashkëjetesë me atë popull i cili, si tregon historia, ka luftuar kundër nesh beteja të egra.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.