“Flauti Magjik”, një mbrëmje Gala për Moxartin

“Flauti Magjik”, një mbrëmje Gala për Moxartin

77
SHPËRNDAJE

Mbrëmja e tretë e edicionit të 4-të të festivalit “Flauti Magjik” solli për artdashësit kryeqytetas vepra nga kompozitori Mozart.

Në koncertin e organizuar në Universitetin e Arteve, solistët Nicolas Bourdoncle – France (piano), Elvis Rudi (flaut), Fatma Spahiu (piano), interpretuan Mozart nr 23 A dur KV 488 koncert për piano dhe orkestër ,  Mozart nr 20 re minor concert për piano dhe orkestër, etj.

Orkestra e përbërë nga ansambli i harqeve dhe instrumentistë profesionistë u drejtua nga Artan Liçaj dhe Fatos Qerimaj.

Edicioni i 4-të i festivalit “Flauti magjik”  nisi në 21 maj me interpretime virtuoze në sallën “Tefta Tashko Koço”në Ministrisë së Kulturës, me tingujt magjikë nga sonata për flaut e piano e Mozzart.

Festival Flauti magjik po mbahet në Universitetin e Arteve me 6 mbrëmje artistike dhe do të vijojë deri më 6 qershor, pohon presdenti i këtij eventi Fatos Qerimaj.

“Festivali ka një repertor rreth 40 vepra të cilët janë nga kompozitorët  klasik dhe paraklasik. Pastaj hyjmë tek kompozitorët  modern dhe ata minimal eksperimental”, është shprehur Qerimaj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.