Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës, 17 artistë shqiptarë dhe të huaj...

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës, 17 artistë shqiptarë dhe të huaj në 6 koncerte

51
SHPËRNDAJE

Në qytetin e Durrësit do të nisë sot në mbrëmje edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës, që organizohet nga Shoqata “Arti dhe Kultura Italo-Shqiptare”.

Violinistja e njohur Nevila Kalaja, drejtore e këtij Festivali, tha sot për mediat se “6 koncertet e programuara do të organizohen gjatë këtyre dy javëve në mjediset e Muzeut Arkeologjik të qytetit bregdetar, duke përftuar një marrëdhënie të veçantë mes instrumentistëve dhe publikut”. “Sot në mbrëmje do të performojnë tre artistë italianë, Marco Masini në klarinetë, Cristina Monticoli në oboe dhe Federico Lovato në piano”, tha ajo.

Gjatë mbrëmjeve të këtij edicioni, artdashësit do të njihen me disa formacione të vogla, si duo, trio dhe një kuintet të instrumeteve të frymës, që njihet me emrin “Durrësi”.

Mjaft i veçantë pritet të jetë edhe koncerti i ansamblit “Stinët”, që drejtohet prej disa vitesh nga dirigjenti dhe flautisti italian, Luciano Condina. Në koncertet e këtij Festivali, që ka hyrë në dekadën e dytë të shfaqjeve do të interpretojnë së bashku 9 artistë shqiptarë dhe 8 artistë të huaj./

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.