“Eurovision” Jamala triumfon

“Eurovision” Jamala triumfon

96
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Jamala nga Krimea por përfaqësuese e Ukrainës është fituese e Festivalit Europian të Këngës, “Eurovision” të këtij viti, pas natës finale të zhvilluar në Stokholm të Suedisë. Kënga e saj “1944” siguroi 534 pikë, teksa i dedikohej deportimit të tatarëve krimeanë nën regjimin e Stalinit.

Australia përfundoi në vendin e dytë me 511 pikë, ndërsa Rusia vetëm në vendin e tretë, me 491 pikë, edhe pse ishte pretendentja kryesore për ta fituar garën.

Jamala është e para shtetase e etnisë tatare nga Krimea, që performonte në një festival të tillë, ndaj dhe shkaktoi pakënaqësira përpara shfaqjes finale për shkak se kënga e saj cilësohej si “politike”. Kjo sepse kënga i referohej vitit kur Stalini deportoi thuajse të gjithë grupin etnik nga rajoni i tyre ku kishin lindur, Krimea, në atë kohë pjesë e Bashkimit Sovjetik, ndërsa më pas u bë pjesë e Ukrainës, deri para pak vitesh kur Putin e rimori sërish nën pushtetin e Kremlinit. Deportimi i tyre ishte një lloj dënimi kolektiv, pasi një pjesë e tatarëve kishin bashkëpunuar gjatë pushtimit nazist me gjermanët.1463301832_89695103_89695041

 Pas marrjes së çmimit, Jamala mes emocionesh ka falënderuar Europën për votat që i dhanë këngës së saj, teksa shtoi se “në fakt ajo kërkon paqe dhe dashuri për të gjithë”. “Është fantastike. E dija se po të flisje për të vërtetën, ajo i prek thellë ndjenjat e njerëzve”, tha Jamala.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.