Ermonela Jaho kandidate per Cmimin Nderkombetar te Operas, IOA

Ermonela Jaho kandidate per Cmimin Nderkombetar te Operas, IOA

52
SHPËRNDAJE

Ermonela i kerkon shqiptareve te votojne per cmimin e IOA-se

-Votimi per Cmimin Internacional te Operas 2016 eshte hapur… Eshte nje kenaqesi e vecante te kandidohem prej tyre midis kaq kolegesh te shquar…. Votim te mbare…

http://www.operaawards.org/vote/

Ermonela Jaho ka lindur në Shqipëri dhe filloi mësimet e para te kënges kur ishte gjashtë vjece.

Pas mbarimit të studimeve në Liceun Artistik në Tiranës ajo fitoi konkursin e parë në moshen 19- vjecare dhe shkoi në Itali për të përfunduar studimet në Akademinë e “Santa Cecilia” në Romë.

Pas përfundimit të studimeve ajo fitoi disa konkurse të rëndësishme të tilla si: Giacomo Puccini në Milano, Itali 1997, Spontini International Ankona, Itali 1998, Zandonai në Rovereto, Itali 1999, këngëtarja më e mirë e Festivalit Wexford 2000.
Ajo ka performuar në shumë salla operash ne te gjithë boten, duke përfshirë, Royal Opera në Londër, Metropolitan Opera në New York, Berliner Staatsoper, Paris Champs-Elysees, Teatro San Carlo di Napoli, Opera Kompania e Filadelfias, Opera de Marsejë, Arena di Verona, Tatro Verdi di Trieste, Teatro La Fenice, Teatri Capitoul de Toulouse etj repertor i saj shkon nga Violetës, Maria Stuarda, Manon, Mireille, Amina, Mimi, Michaels, Giulietta, Anna Bolena etj.

Nga debutimi I saj I parë e deri me sot spektatoret jane befasuar nga personaliteti i saj artistik dhe aftësia për të prekur çdo shpirt përmes menyres se te kënduarit te saj.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.