”Time”, Di Caprio në 100 personat me ndikim në botë

”Time”, Di Caprio në 100 personat me ndikim në botë

48
SHPËRNDAJE

Është edhe Leonardo Di Caprio, fitues më në fund i çmimit Oscar. Por, janë edhe Mark Zuckerberg me bashkëshorten Priscilla Chan, drejtoresha e FMN-së, Christine Lagarde dhe ylli i pop-it, Nicki Minaj.
Janë 100 personat më me ndikim në botë për vitin 2016 për rezvstën ”Time”, që i ka kushtuar gjashtë kopertina të ndryshme këtij numri special.
Një prej tyre është edhe protagonisti i filmit ”The Revenant”.
“Aftësi, i vërtetë, inteligjent. Janë cilësitë e tij themelore si artist”, shkruan për ”Time” sekretari i Shtetit, John Kerry, i cili firmosi foton e aktorit.
E reja e këtij viti është çifti Mark dhe Priscilla. Nuk është kopertina e parë për shpikësin e Facebook, por këtë herë ai del bashkë me gruan, pediatre e diplomuar në Harvard, me origjinë kineze.
Foton e tyre e firmosi një tjetër çift i artë, Melinda dhe Bill Gates

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.