Bebe Rexha krijuese e 40 hiteve botërore

Bebe Rexha krijuese e 40 hiteve botërore

46
SHPËRNDAJE

Këngëtarja dhe kompozitorja nga Shqipëria zë vend edhe në faqen e parë të revistës presitgjioze GQ.

Revista prestigjioze amerikane GQ ka shkruar së fundi për këngëtaren nga Shqipëria Bebe Rexha. “Po ju prezantojmë me femrën, e cila ka krijuar Top 40 hite. Edhe pse është nga Brooklyn, prindërit e saj në SHBA kanë ardhur nga Shqipëria në vitin 1980″ kështu nis përshkrimi për këngëtaren shqiptare.

Revista GQ shkruan një artikull të veçantë për këngëtaren shqiptare ku ndër të tjera ata shkruajnë se ajo ka pasur një fëmijëri të mrekullueshme, ndërsa ka luajtur rol të madh si kompozitore e suksesshme, duke krijuar edhe hitin e vitit 2013 të Rihannas dhe Eminem “Monster”. Rexha ka zbuluar për këtë revistë edhe artistët që e frymëzojnë për të krijuar hite botërore. “Kanye West, Jay Z, the Fugees, Lauryn Hill, Destiny’s Child”, ka thënë ndër të tjerash Rexha për GQ.

Bebe Rexha tani është duke punuar për të sjellë sa më shumë këngë si solo artiste. Së fundmi ajo ka filluar një turne me Ellie Goulding, pas suksesit me këngën “No Broken Hearts”, të cilën e solli në bashkëpunim me Nicki Minaj. Këngëtarja Rexha ka treguar se është ndarë e kënaqur me bashkëpunimin me David Guettan si dhe këngëtaren Nicki Minaj, me të cilën ka realizuar dy këngë, të fundit madje e lansoi ditën e djeshme. Ajo ka treguar që tashmë është duke punuar në projekte të reja.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.