Bashkepunimi i artisteve kalon kufijte

Bashkepunimi i artisteve kalon kufijte

126
SHPËRNDAJE

Në Agrinio të shtetit fqinj.

Reportazh nga turneu i bashkëpunimit midis dy shkollave të artit.

Në datat 27-29 mars 2016, mësues dhe nxënës të Shkollës Artistike Rajonale ‘’Jakov Xoxa’’ zhvilluan një vizitë pune në qytetin grek të Agrinios. Të ftuar nga shkolla e muzikës së këtij qyteti, për një bashkëpunim dypalësh, ata zhvilluan një program të ngjeshur veprimtarish. Aktiviteti ishte një inisiativaë personale e mësuesit të historisë së artit, të shkollës ’’Jakov Xoxa’’, z. Vasil Niko, i cili kishte jetuar dhe studjuar më parë në Agrinio. Gjatë tre ditëve të qëndrimit, artistët fierakë, u përfshinë në një aktivitet të gjerë takimesh pune, konferencash dhe eventesh të ndryshme artistike.

Të tilla ishin hapja e ekspozitës së artit figurative, për të cilën pati interes nga publiku pjesmarrës dhe koncerti artistik që u prit jashtëzakonisht ngrohtë nga artdashësit vendas. Po kështu, ditën e martë të datës 29 mars 2016, në Agrinio City Hall-Dhomën e Këshillit Bashkiak, dy zëvendës kryetarët e bashkisë si: z. Nikolaos Kazantzis dhe znj. Maria Papageorgiou, organizuan një pritje zyrtare për mësuesit dhe nxënësit e Shkollës Artistike ‘’Jakov Xoxa’’ . Gjatë fjalës së rastit, drejtori i Shkollës Artistike ‘’Jakov Xoxa’’, z. Enrik Mazreku, pasi falenderoi autoritetet vendore dhe organizatorët për mikpritjen, u shpreh misdis të tjerave se në kontekstin e bashkëpunimit, vizita ishte shumë konstruktive në drejtim të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave mësimore.

Në takimet e tjera të zhvilluara, një numër personalitetesh vendase, shrehën konsideratat e tyre rreth këtij bashkëpunimi dypalësh. Kështu, drejtorja e Shkollës së Muzikës të Agrinios, znj. Parashqevi Madia, vlerësoi cilësinë dhe nivelin e lartë artistik të shkollës së Fierit. Kurse presidenti i skuadrës së futbollit ‘’Panetolikos Agriniu‘’, klubit vendas që militon në superligën e parë greke, shprehu dëshirën që bashkëpunimi i nisur midis qyteteve të Fierit dhe të Agrinios, të zgjerohet edhe në fushën e sportit, ku propozoi edhe zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore me skuadrën fierake të Apolonisë.

Duhet theksuar se media lokale vendore si ajo e shkruar dhe elektronike e pasqyroi gjerësisht këtë vizitë bashkëpunimi. Me interes u prit edhe intervista e organizatorit të këtij turneu, Vasil Niko, dhënë Nikolaos Kanis, kryeredaktorit të gazetës vendase ‘’Makitis’’.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.