Video/Studentja derdh boje ne koken e Ministres  Nikolla, shoqerohet nga policia

Video/Studentja derdh boje ne koken e Ministres  Nikolla, shoqerohet nga policia

843
SHPËRNDAJE

Ministrja Lindita Nikolla qëllohet me bojë në kokë nga studentët

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është spërkatur me me bojë të kuqe nga aktivistët e ‘Lëvizjes për Universitetin’ në shenjë proteste kundër reformës në arsimin e lartë. Incidenti ndodhi gjatë aktivitetit të ‘Samitit të studentëve’ që zhvillohej tek ‘Piramida’, i organizuar nga Partia Socialiste.
Ka qenë një vajzë, aktivistet e ‘Lëvizjes për Universitetin’ që shkoi tek rreshti i parë ku ishte ulur ministrja Nikolla, duke i hedhur në kokë bojë të kuqe.
“E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: shprishjen. Sot mijëra maturantë meritorë janë ende pa të drejtën studimi dhe po aq kuota të paplotësuara ka në universitetet publike. Skema e regjistrimit të studentëve ka favorizuar haptas universitetet private kliente të qeverisë. Prandaj ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e ministres Nikolla. Rezistenca vazhdon!

Për Universitetin, Për Shoqërinë!”, shkruan në Facebook faqja ‘Lëvizja për Universitetien’.
Policia ka shoqëruar në komisariat aktivisten e ‘Lëvizjes për Universitetin’, Mirela Ruko, e cila i hodhi salcë në kokë ministres së Arsimit Lindita Nikolla.
Ajo është shoqëruar në komisariatin Nr.1 pas incidentit, ku dhe do të merret në pyetje.
Burimet thonë për Syri.net se ndaj aktivistet deri tani nuk është bërë asnjë denoncim nga ana e ministres së Arsimit. 
Veprimi i aktivistes së ‘Lëvizjes për Universitetin’ është një shenjë proteste ndaj Nikollës për reformën në arsimin e lartë, të cilët akuzojnë ministren e Arsimit se shumë maturantë nuk kanë fituar asnjë degë në Universitet për shkak të sistemit të ri.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.