Nesër votimet për drejtuesit e rinj të universiteteve

Nesër votimet për drejtuesit e rinj të universiteteve

35
SHPËRNDAJE

Studentët dhe akademikët në të gjithë vendin, do t’i drejtohen të mërkurën qëndrave të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj të universiteteve. Nëpërmjet votës do të zgjidhen 14 rektorë në nivel kombëtar, 55 dekanë dhe 155 drejtues departamentesh. Në Universitetin e Tiranës vullneti i akademikëve dhe studentëve që në këtë vit përfaqësojnë 10% të peshës së votës, do të shprehet në 33 qëndra votim, vendosur në fakultetet përkatëseProcesi i votimit dhe i numërimit do të monitoheret nga 170 vëzhgues mes të cilëve persona të zgjedhur nga kandidatë dhe Këshilli Rinor i Ambasadës së Sheteve të Bashkura të Amerikës në Tiranë. Komisioni, ka kërkuar bashkëpunimin e policisë së Tiranës për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e votimit. Drejtuesit e universiteteve zgjidhen nje here ne 4 vjet. Ligji i ri arsimit të lartë i kufizon rektorët dhe dekanët deri në dy mandate dhe përcakton kritere të reja mbi vetefinancimin e Universiteteve një çështje që duket se e ka bërë edhe më të fortë garën aktuale.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.