Stop “Prindit dixhital”

Stop “Prindit dixhital”

226
SHPËRNDAJE

Dita sot nisi si zakonisht me rutinen e zakonshme. Nje emision mengjesi pikerisht sot diten e femijeve shfaqi nje video te pazakonte, kishte nje te ftuar qe u largua nga emisioni si dhe shume specialiste te paspecializuar. Por nuk eshte vetem kjo qe shqeteson shoqerine tone sot.

Te gjithe pushtetaret vrapuan te dalin ne fotografi me femije, te postojne ne rrjetet sociale per te treguar edhe nje here dashurine e madhe qe kane per ta. Prinderit te pajisur me mjete te teknologjise se larte celulare te markave te shtrenjta nxorren ne fotografi dhe filmuan vetem femijet e tyre, thua se ata te gezojne vetem pa shoket dhe shoqet. Prinderit pane shfaqjene  e femijeve te tyre ne kopshte e shkolla dhe u kenaqen qe ata recituan (ne nje pjese te mire te rasteve edhe pa deshire). Ata menduan se femijet jane ne rruge te mbare se po recitojne, po argetohen, por harrojne se ndonjehere i imponojne femijet e tyre qe ne vogeli per ate qe duhet te bejne.

Prinder te dashur mos harroni “1 qershori” eshte festa e femijeve dhe duhet ta festojne ashtu sic duan, me lojra dhe me valle, kenge dhe recitime qe i mesojne pa imponime. Me dashje apo jo prindrit e rinj shqiptare vene nen presion mesuesit, edukatoret ose dhe femijet e tyre qe te jene mesojne permendesh dhe te behen pjesmarres ne aktivitete te ndryshme edhe kur nuk munden. Cdo femije ka individualitetin e tij, talendin dhe deshirat dhe nese ai ndihet rehat mund ti shfaqe ato.

Duhet ti themi Stop “Prindit dixhital”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.