Qindra maturantë në protestë para kryeministrisë ,kunder reformes ne arsimin e larte

Qindra maturantë në protestë para kryeministrisë ,kunder reformes ne arsimin e larte

259
SHPËRNDAJE

Qindra maturantë të cilët nuk janë klasifikuar si fitues në listen paraprake të fituesve nga universitetet kanë dalë sot në protestë përpara godinës së kryeministrisë, pasi janë kundër reformës në arsimin e lartë, pas së cilës janë bërë edhe publikimet e listave të fituesve në universitete. Ata kërkojnë ndryshimin e sistemit të pranimeve për në universitet.

Sipas maturantëve, fitues në fazën e parë janë shpallur maturantë të cilët nuk kanë rezultate të larta, ndërkohë që maturantët që kanë pasur nota të mira ende nuk janë shpallur fitues në asnjë degë.

Ata janë shprehur kundër mënyrës së përzgjedhjes së kandidatëve për në universitete si dhe kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Maturantët kanë deklaruar gjatë protestës se duhet të ndryshohet ky sistem përzgjedhje, pasi kështu po iu mohohet e drejta e universitetit. Po ashtu, transparencë nga Ministria e Arsimit për heqjen e maturantëve që kanë fituar shumë degë.

Ata kanë deklaruar se kanë mesatare afër 10-tës e nuk janë shpallur fitues

Por ata shkojnë edhe më tej kur thonë se, përjashtimi i tyre nga lista e fituesve është bërë për t’i dërguar tek universitetet private.

 Ata kërkojnë arsim publik, dinjitoz dhe falas, sipas parimit Meritë-Preferencë.

Në këtë protestë kanë marrë pjesë jo vetëm maturantë nga Tirana, por edhe qytetet e tjera të vendit. Kjo protestë është organizuar në rrjetet sociale. Nesër do të vijojë protesta përpara kryeministrisë derisa të gjendet një zgjidhje sesi ata duhet të fitojnë një degë në universitet, pasi sistemi i ri iu jep mundësi maturantëve ekselentë që të fitojnë të gjitha degët.
 I pranishëm në këtë protestë ka qenë edhe këshilltari i PD në Bashkinë e Tiranës, Fabjan Topallaj, por maturantët kanë kërkuar që protesta e tyre të mos politizohet dhe përfaqësuesit e PD që janë të pranishëm të largohen.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.