Plani i arsimit fetar shqetëson mësuesit në Shqipëri

Plani i arsimit fetar shqetëson mësuesit në Shqipëri

52
SHPËRNDAJE

Disa profesorë thonë se plani për të përfshirë historinë fetare në shkolla do të shkatërrojë vlerat laike të vendit – por kryeministri thotë se kjo do t’i “vaksinojë” nxënësit kundër ekstremizmit.

“Projekti pilot fillon në shtator dhe përfshin pesë shkolla 9-vjeçare dhe pesë shkolla të mesme. Po punojmë ende për përmbajtjen e librave dhe po marrim sugjerime nga Observatori France i Sekularizmit,” tha ajo.

“Dua t’i siguroj kritikët se këto nuk janë mësime fetare, por do t’i mësojnë nxënësit mbi historinë dhe kulturën e fesë,” vazhdoi ajo.

Por shumë mësues besojnë se nuk ka ndonjë ndryshim të madh midis mësimit të vetë fesë dhe të historisë së fesë.

“Duam t’i bëjmë thirrje ministres të mos nxitohet duke thënë se ata do të mësojnë kulturën e fesë dhe jo fenë,” tha Artan Fuga, dekan i Universitetit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Tiranë.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.