Plagoset me armë zjarri “stilolaps”, mesuesi i anglishtes i korpusit të paqes,...

Plagoset me armë zjarri “stilolaps”, mesuesi i anglishtes i korpusit të paqes, alarmohet Ambasada e SHBA.

660
SHPËRNDAJE

Plagoset mesuesi i anglishtes i korpusit te paqes alarmohet ambasada amerikane.

Ngjarja ka ndodhur në mjediset e shkolles “Jakov Xoxa “në Fier

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

G.D, 17 vjeç,banues në Levan, Fier,dhe nxënës i vitit te dytë në liceun artistik të Fierit  pasi:

Në shkollën e Muzikës “Jakov Xoxa” ka plagosur  nga pakujdesia shtetasin,

Paul Showkat, 25 vjec, Showkat është shtetas amerikan por punon dhe jeton prej disa vitesh ne vendin tone ( Fier). Ai është misionar i korpusit te paqes ne vendin tone. Showkat jetonte dhe banonte  në lagjen “Liri” dhe jepte mësim në  gjuhen angleze në shkollen Jakov Xoxa. Pas plagosjes nga nxenesi Showkat ka marre plag të rënda dhe ka shkuar për mjekim më të specializuar në Tiranë. Mbi këtë ngjarje është alarmuar edhe Ambasada Amerikane në Tiranë duke dërguar perfaqësues te saj për të parë situateën dhe gjendjen e shtetasit të saj. Nga policia është bëre arrestimi i nxënësit të kësaj shkolle ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë për vepren penale ”Plagosje e rëndë nga pakujdesia” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ”parashikuar nga Nenet 91 dhe 278 të Kodit Penal.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistoletë (tip stilolaps), në dukje artizanale, me të cilën dyshohet se ka kryer ngjarjen.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.