Pezullohet mesimi ne shkolla për një javë rresht per shkak te motit...

 Pezullohet mesimi ne shkolla për një javë rresht per shkak te motit te keq

423
SHPËRNDAJE

Moti i keq që përfshiu vendin dy ditë më parë dhe përmbytjet që rrezikuan gjithë vendin kanë bërë që në disa qytete të Shqipërisë të pezullohet mësimi.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka dhënë një deklaratë për mediat ku njofton se për pesë ditë nuk do të zhvillojnë mësim 25 shkolla në gjithë Shqipërinë.
Deri më tani, nuk do hapin dyert 5 shkolla në Vlorë, 2 në Kukës, 1 në Krujë, 3 në Dibër, 2 në Kamëz.
Një pjesë e madhe e shkollave në vend janë të përmbytura, ndërsa disa të tjera nuk kanë kushtet që fëmijët të mësojnë në këto ditë të ftohta.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.