Nikolla: Nuk do tolerojmë asnjë rast

Nikolla: Nuk do tolerojmë asnjë rast

127
SHPËRNDAJE

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla reagoi të martën ndaj rastit të dhunës së regjistruar ndaj një fëmije 3-vjeçar në një kopësht privat në Tiranë.

Ministrja tha se institucioni që ajo drejton nuk ka toleruar dhe nuk do të tolerojë për asnjë moment ngjarje të tilla.

Nikolla kërkoi bashkëpunimin e prindërve për të denoncuar rastet ku vërehen shkelje të kritereve dhe paralajmëroi se masa ndaj shkeljeve të rënda është heqja e licencës.

“Kemi vullnet për të mos lejuar asnjë rast dhune dhe kërkojmë bashkëpunimin e prindërve për të denoncuar çdo rast”, tha Nikolla.

Madje, shtoi ajo, kemi hequr dhe licencat kur nuk janë zbatuar kriteret.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.