Moti i keq:Neser pezullohet mesimi ne te gjithe vendin

Moti i keq:Neser pezullohet mesimi ne te gjithe vendin

161
SHPËRNDAJE

Përkeqësimi i motit dhe reshjet e dendura të shiut, kanë detyruar Ministrinë e Arsimit që të pezullojë mësimin në të gjithë vendin. Sipas njoftimit të ministrisë pezullimi është vetëm për ditën e nesërme, në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniversitar, pra të mbyllura do të jenë të gjitha shkollat 9-vjeçare, gimnazet, kopshtet e çerdhet.Dita e humbur e procesit mësimorë do të zëvendësohet me një ditë tjetër.

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin ditën e sotme, ka filluar të japin edhe efektet e para negative. Edhe pse janë marrë masat paraprake nga emergjencat civile, në disa qarqe situate kanë filluar vështirësitë.
Problematike mbetet edhe furnizimi me energji elektrike, në hidrovoret e Velipojës, në Shëngjin dhe në disa fshatra të Gjirokastrës. Pa energji elektrike kanë mbetur edhe zonat e Orikumit, Tragjasit dhe Radhimës, në jug të vendit.

Mungesa e elektricitetit ka shkaktuar probleme edhe sa i takon furnizimit me ujë të pijshëm të banorëve në këto zona.

Njoftimi i plotë i Ministrisë:

Për shkak të përkeqësimit të motit në të gjithë vendin, si dhe nga informacionet e marra nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore mbi situatën e reshjeve të dendura të shiut, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton pezullimin e procesit mësimor, në datën 01 dhjetor 2017, në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniveristar.

Dita e humbur e procesit mësimor do të zëvendësohet një ditë tjetër.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.