Lajm i mire vjen nga MASH per gjithe studentet

Lajm i mire vjen nga MASH per gjithe studentet

88
SHPËRNDAJE

Bordi i administrim të Universitetit të Tiranës ka miratuar tarifat për vitin shkollor 2017-2018. Në një njoftim të publikuar nga Ministria e Arsimit thuhet se tarifat universitare për këtë vit do të mbeten të pa ndryshuara, pra studentët do të paguajnë të njëjtët shumë që kanë paguar vitin e kaluar.
“Bordi i administrimit i UT ka vendosur që tarifat për vitin akademik 2017-2018 të mbeten të pandryshuara. Tarifat janë miratuar në bazë të buxhetit të univeristetit të Tiranës, kjo dhe për shkak të hyrjes në fuqi të ligjit ri për arsimin e lartë që garanton autonomi të plotë për institucionet e arsimit të lartë publik. Përkundër akuzave dhe spekulimeve publike, vendimi garanton mos rritjen e tarifave për universitetin e Tiranës. Vendimi është marrë i pavarur nga MAS, kjo pasi ligji për arsimin e lartë sanksion që janë universitetet që hartojnë në mënyrë të pavarur buxhetet e tyre”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Ministria.

Po ashtu pak ditë më parë Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë publike edhe tarifat e IAL-ve në vend të cilat garantojnë se në asnjë prej tyre ato nuk janë rritur dhe nuk do të rriten për këtë vit akademik.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.