21 Janar , testim per 5100 mesues

21 Janar , testim per 5100 mesues

351
SHPËRNDAJE

Këtë vit testimi i mësuesve që duan të punësohen në sistemin arsimor parauniversitar, do të zhvillohet më datën 21.01.2017, ora 10:00-12:30, në mjediset e planifikuara nga drejtoritë arsimore rajonale. Në testimin për ushtrimin e profesionit të mësuesit kanë të drejtën të marrin pjesë: kandidatët që janë pranuar në fazën e parë të konkurrimit nëpërmjet vlerësimit të dosjes, fazë e cila është mbyllur dhe do t’i nënshtrohen këtij testimi 5100 mësues. Pjesë e testimit do jenë edhe kandidatët që kanë marrë pjesë në testime paraardhëse “Mësues për Shqipërinë” dhe dëshirojnë të përmirësojnë rezultatin e tyre”. Në udhëzimin nr. 38 të MAS, emërimet e mësuesve bëhen nëpërmjet konkurrimit, i cili ka tri faza. Faza e parë është konkurrimi me dosje, ku MAS ka përcaktuar 13 dokumente dhe kritere që kandidatët duhet të plotësojnë. Midis tyre janë kualifikimet e ndryshme shkencore, botime, kumtesa dhe publikime të botuara në fushën e arsimit. Po ashtu, pjesë e kësaj dosjeje duhet të jetë edhe fotokopja e licencës së provimit të shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit. 5100 kandidatët që janë kualifikuar në konkurrimin me dosje duhet t’i nënshtrohen testimit “Mësues për Shqipërinë”. Pas testimit, hartohet lista e kandidatëve për çdo profil/lëndë dhe liston kandidatët sipas pikëve të grumbulluara në testim. Këtyre pikëve u shtohen edhe pikët e marra nga dosja dhe përpilohet një listë përfundimtare e pikëve të fituara. Faza e tretë e konkurrimit është zgjedhja e vendit të punës, ku përparësi i jepet kandidatit që ka grumbulluar numrin më të madh të pikëve. Kandidati emërohet nga drejtori me kontratë individuale pune me afat një vit kalendarik, e cila konsiderohet si periudhë prove. Në përfundim të kontratës, pas miratimit të këshillit të prindërve të shkollës dhe komisionit të shërbimit psiko-social, komisioni i cili ngrihet në këtë shkollë bën emërimin definitiv të mësuesit. Në rastet kur këshilli i prindërve apo komisioni psiko-social nuk bëjnë vlerësim pozitiv për periudhën e njëvjeçare të provës, drejtori i shkollës ndërpret marrëdhënien e punës me mësuesin. Kandidatët nuk mund të refuzojnë më shumë se tri vende pune të lira në tri njoftime të komisionit. Në rast se refuzojnë më shumë se tri, kandidatët hiqen nga lista e renditje.
Procedurat e punësimit
Që një mësues të fitojë vendin e punës duhet të kalojë nëpërmjet tri fazave. E para, ka të bëjë me dorëzimin e dosjes në Drejtorinë Arsimore Rajonale përkatëse. Të gjithë më- suesit që kanë një diplomë të nivelit të dytë, bashkë me licencën për ushtrimin e profesionit, duhet të aplikojnë nëpërmjet postës në DAR, duke dorëzuar dokumentet që janë të cituara në udhëzimin nr.38 “Për procedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit në institucionet arsimore publike”. Testimi “Mësues për Shqipërinë” është faza e dytë, nëpërmjet së cilës duhet të kalojnë të gjithë ata që pretendojnë të fitojnë një vend pune në mësuesi. Ndërsa faza e tretë ka të bëjë me zgjedhjen e vendit të punës dhe emërimit të mësuesit. Rezultati i provimit është një nga faktorët përcaktues, por jo i vetmi për t’u punësuar. Pikët e testit kanë 70% të peshës në garën për punë. Shumatorja e rezultatit me pikët e dosjes që vlerëson DAR përbën totalin e pikëve që bëjnë ankimin përfundimtar të mësuesve. Në rast se hapet një vend pune për një profil të caktuar, ai me rezultate maksimale punësohet me kontratë 1-vjeçare. Në portalin “Mësues për Shqipërinë” përfshihen dhe mësuesit që dëshirojnë të lëvizin me punës nga zonat rurale në ato urbane dhe anasjelltas. Ata që e kanë dhënë këtë provim dhe dëshirojnë të mbajnë rezultatin, për t’u punësuar duhet të dorëzojë dosjen dhe të vijojnë garën me pikët që kanë. Probabiliteti i punësimit të gjithsecilit është në varësi të vendeve vakante që hapen në profilin që ata i përkasin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.