Ardenica terheq cdo dite vizitore te shumte

Ardenica terheq cdo dite vizitore te shumte

244
SHPËRNDAJE

 Një nga objektet historike dhe të kultit më të vizitueshëm në vendin tonë është dhe Manastiri i Ardenicës. Ky objekt i rëndësishëm kulti, ngrihet në një vend dominues në kodrat me të njëjtin emër, në lartësinë e 200 m mbi nivelin e detit.
Në anën lindore të tij ndodhet qyteza e Kolonjës, në pjesën jugore ndodhet fshati Ardenicë, ndërsa në anën perëndimore gjendet Libofsha. Nuk ka të dhëna të sakta rreth kohës së ndërtimit të Manastirit dhe prej kujt është ngritur. Mendohet që ai të jetë ndërtuar në shek XIII, në vendin ku dikur ngrihej kapela e Shën Triadhës, e ndërtuar aty shekuj më parë.


Në afërsi të ndërtesës, në anën perëndimore të saj, janë zbuluar gjurmë të rrugës së vjetër Egnatia. Në këtë manastir, igumeni Nektar Terpo, me origjinë nga Voskopja, në vitin 1731 shkroi një lutje të shkurtër në formë afresku. Lutja është shkruar në katër gjuhë: latinisht, greqisht, rumanisht dhe shqip. Kjo ndoshta daton me shkrimin e parë të shqipes.ardenic1


Ky manastir sot është jo vetëm një objekt kulti për besimtarët ortodoks të zonës, por është dhe një atraksion turistik për vizitorët kuriozë të historisë dhe të monumenteve të kulturës. I gjendur në aksin rrugor që të çon në Fier e Vlorë, shumë pranë këtij aksi, ai është dhe tepër i vizitueshëm.
Kujdesi i pushtetit lokal dhe atij qëndror për infrastrukturën rrugore që të çon drejt tij, e ka bërë tepër atraktiv. Vizitori që ngjitet në këtë manastir mund të sodis nga kodra e lartë ku ai ngrihet, një peizazh të mrekullueshëm natyror, që përfshin fushat e Myzeqesë, lagunën e Karavastasë deri në detin Adriatik.
Një peizazh të mrekullueshëm nga kjo lartësi të shfaq pylli me pisha shekullore i Divjakës. Nën këmbët e këtij manastiri nuk shtrihen vetëm peizazhet natyrore, por edhe një qendër e banuar që në lashtësi, ku sot mund të shikosh mbetjet e mureve dhe të varrezave të lashta.
ardenica-monastery-1Të kalosh disa orë në të mëson shumë gjëra, që nga piktorët e famshëm voskopojar që pikturuan muret e tij, martesën e Skënderbeut, harta astrologjike në dyshemenë e kishës, banesat brenda kishës së lashtë ku jetojnë disa murgj që të kujtojnë periudhën e eremitëve të krishterë që faleshin në vetmi për rrugën e drejt të Krishtit që duhet të ndjek njeriu, histori të lashta e moderne, gazmore e të frikshme si vet enigma, pra gjithçka që mbart brenda vetes një manastir.
Por më së shumti, manastiri i Ardenicës, sot është një destinacion shlodhjeje dhe relaksi për turistin që kalon disa orë atje.
Në periferi të tij gjen restorante luksoze që shërbejnë me profesionalizëm, peizazhe natyrore të papërsëritshme, gjen kuzhinën tradicionale myzeqare dhe mikëpritjen e ngrohtë vendase./m.m/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.