Ansambli Popullor në Kuvajt, me koncertin “Shqipëria ime”

Ansambli Popullor në Kuvajt, me koncertin “Shqipëria ime”

55
SHPËRNDAJE

Ansambli Popullor më 18 prill do të japë per herë të parë në Kuvajt , një koncert me titull “Shqiperia ime”.

Drejtori Artistik i Ansamblit Gerti Druga, lidhur me kete aktivitet  shprehet se, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve po vazhdon me dinjitet misionin e ruajtjes dhe përhapjes së trashëgimisë sonë kulturore, jo vetem brënda por dhe jashtë Shqipërisë, duke evidentuar pasurinë më të madhe të folklorit tonë.

Disa nga pjesët që do të përbëjnë këtë program, jane  “Ditë Feste në Tiranë” (Valle),  “A kan’ ujë ato burime” (Grupi polifonik),   “Pjesë polifonike” (Grupi polifonik),  “Kaba për Violinë dhe Orkestër” ,  “Valle e Tropojes” (Vajzat – Valle),  “Valle Gorarçe” (Djemtë – Valle),  “Pjesë polifonike” (Grupi polifonik),  “Valle Skraparit” (Valle),  “Arbëreshes sime” (Grupi polifonik),  “Hapi syte e zezë” (Grupi polifonik),  “Kolazhi Çam” (Valle),  “Kaba për Klarinetë dhe Orkestër”, “Qan e Motra për Vëllanë” (Grupi polifonik),  “Festë të madhe ka Shqipëria” (Valle dhe Grupi polifonik).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.